Lindita Kodra, mjaft dobët në Pekin
Shkon në olimpiadë me spaletat e Kampiones së Europës në 25 metra qitje me pistoletë sportive, por qitësja Lindita Kodra ka zhgënjyer. Ajo në garën më të rëndësishme të karrierës së saj si sportiste nuk ka mundur të shkojë më shumë se 570 pikë në total, rezultati më i dobët në fakt, i dy viteve të fundit për të. Lindita Kodra u shpall kampione e Europës në këtë disiplinë me 584 pikë vitin e kaluar në Granda të Spanjës. Ndërsa në Pekin, vetëm 4 muaj para fillimit të Lojërave për Kupën e Botës që ishte aktivitet testues para Lojërave Olimpike "Pekin 2008", Linidta Kodra me 581 pikë u rendit e katërta dhe dy muaj më pas në Mynih ajo shkoi në shifrat e 579 pikëve. Ndërsa në Lojërat Olimpike ndodhi ajo që në fakt nuk pritej, Kodra zbriti akoma më shumë në rezultat, duke shkuar në shifrat e 570 pikëve. Një rënie e rezultateve të qitëses gjatë këtij viti që nuk mund të shpjegohet ndryshe veç me faktin që Lindita është njësportiste shumë emotive dhe në garat ndërkombëtare emcoionet janë një faktor që ndikojnë negativisht në rezultatet e saj. Përsa i përket konkurrimit të djeshëm Lindita Kodra e mbyll me 570 pikë duke mos mundur të shkojë në finalet e olimpiadës. Ajo është klasifikuar në vendin e 35 të mes 41 pjesëmarresve në këtë garë. Në gjuajtet e para të preçizionit Lindita Kodra ka grumbulluar 92 pikë. Pak më mirë është prezantuar në gjuajtet e dyta ku ka grumbulluar 94 pikë dhe akoma më mirë në gjuajtjen e fundit ku ajo ka grumbulluar 97 pikë. Totali i pikëve në gjuajtet e preçizionit ishte 283 pikë. Në garën e shpejtësisë ajo e ka nisur shumë më mirë, por ka përfunduar jo mirë. Gjuajtet e para i ka mbyllur me 98 pikë, në të dytat ka zbritur te 97 pikët dhe tek të fundit 92 pikë, duke grumbulluar në total në këtë garë 287 pikë dhe në fund e ka mbyllur garën me 570 pikë (283+287), një rezultat që nuk e renditi dot atë tek 10 15 më të mirat e kësaj disipline siç dhe kishte pretenduar qitësja Lindita Kodra dhe trajnerja e saj Diana Mata. Kampione olimpike në këtë disiplinë u shpall kimenzja Chen Jing, në vend të dytë me medalje argjendi u rendit Otryn Gundegmaa e Mongolisë dhe në vend të tretë me medalje bronzi gjermniaDorjsuren Munkhbayar.