Lindsay Lohan deshton ne testin e alkoolit

Lindsay Lohan nuk e ka mësuar mësimin. Aktorja është në arrest shtëpiak, por sipas faqeve të internetit “E! News” dhe “Tmz”, ka shkelur rregullat që e ndalojnë të pijë, duke rezultuar pozitive në testin e alkoolit.
Zyra e sherifit nuk e ka konformuar lajmin.
Megjithatë Lindsay Lohan duhet të paraqitet sot në gjykatë, ku rrezikon të dënohet me të tjera ditë burg.