E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Obama ne stadiumin boteror

Michelle Obama ka kryer një vizitë në stadiumin ku janë luajtur disa nga ndeshjet e botërorit të Afrikës së Jugut, atë të Cape Town, ku u zhvillua edhe finalja.

Zonja e parë e SHBA-ve ka vizituar sot Cape Town Soccer Stadium me arkipeshkëvin afrikanojugor, Desmond Tutu, për të takuar mijëra fëmijë dhe të rinj.

Michelle Obama e Tutu kanë folur për programet në Afrikën e Jugut të luftës kundër SIDA-s dhe iniciativës të promovuar nga Michelle për të sensibilizuar për rëndësinë e sportit dhe të ngrënit shëndetshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›