Studimi: “Autoportreti” i Van Gogut në fakt është i vëllai
“Sipas opinionit aktual, Vinsent van Gog nuk e pikturoi kurrë vëllain e tij Teo”, tha muzeu “Van Gog” në një deklaratë. Por studiuesi Luis van Tilborg ka zbuluar se piktura e vitit 1887, që tregon një burrë me kapele me ngjyrë të hapur dhe xhaketë blu të errët, është në fakt portreti i vëllait të Van Gogut, Teo, pesë vjet më i vogël se Vinsenti.
“Përfundimi bazohet mbi një numër ndryshimesh të dukshme mes dy vëllezërve”, tha muzeu, duke nxjerrë në pah tipare jo të ngjashme përfshirë mjekrën e rregullt të personit në portret dhe veshin e tij në formë harkore, “veçori që Vinsenti nuk i kishte”.
“Forma dhe ngjyra e mjekrës së Teos, më tepër e verdhë se e kuqe, gjithashtu është një tregues”, ashtu si “ngjyra e syve e burrit dhe stili i tij i veshjes mbështesin këtë përfundim”, tha muzeu. “Portreti përputhet me pamje të Teos”, i tha Van Tilborg agjencisë holandeze të lajmeve “ANP”.
Teo van Gog vdiq gjashtë muaj pasi vëllai i tij më i madh qëlloi veten në një fushë gruri në moshën 37-vjeçare në Auvers, Francë, në korrik 1890. Rezultatet e studimit të fundit janë publikuar në një katalog 600-faqësh, të vëna bashkë nga Van Tilborg dhe tre kërkues të tjerë të muzeut, që ka koleksionin më të madh të pikturave dhe letrave të Van Gogut.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-06-23 16:16