Rikthehet java e modës shqiptare
TIRANË- Java e modës shqiptare u rikthye mbrëmjen e sotme në edicionin e saj të pestë për të prezantuar veshjet e krijuara nga stilistet shqiptare për periudhën vjeshtë-dimër 2011. Në natën e parë të “Albania Fashion Week” 10 modele sfiluan me veshje të krijuara sipas fantazisë së stilisteve Mirela Cici, Mimoza Selimi dhe të Institutit të Modës 'Burgo'.
Veshjet e prezantuara ishin kryesisht fustane mbrëmjeje me ngjyra të ndezura dhe të ngarkuar me gurë apo aksesorë të tjerë, por në krijimet e stilisteve nuk mungonin as veshjet më të thjeshta që prezantonin tendencat e modës sipas tyre.
Koleksioni i parë i prezantuar ishte ai i Institutit të Modës 'Burgo', me temën "Tapeti i kuq", ku stilistet e tij janë ndjerë si stiliste të personazheve VIP. Veshjet prezantuan tendencat më të fundit të ngjyrave, duke filluar nga ngjyra e bardhë, blu-kuracao, e verdha kimike, jeshilja –limon, pana, e kuqja, grija, e zeza.
Materialet e përdorura ishin sateni, shifoni, organza, taftaja dhe tyli i qendisur, ndërsa teknikat janë ato të punimit sartorial dhe veçanerisht alta mode, si dhe punimi me dore në improvizime modelesh që kërkojnë teknikë të rafinuar të qendisjeve të gurëve e rruazave.
Pas rreth 80 veshjeve të Institutit të Modës 'Burgo', modelet sfiluan me veshjet e krijuara nga Mimoza Selimi, e cila shfaqi një koleksion kryesisht me veshje klasike për grupmoshën 35 – 45 vjeç.
Stilistja e tretë e natës së parë të "Albania Fashion Week" ishte Mirela Cici, e cila u shfaq në këtë event me një stil avanguard. Ky koleksion bazohej në kombinimin e ngjyrave dhe tekstileve, ku synohej të individualizohej personaliteti dhe sensualiteti i femrës shqiptare, të evidentuara nga materiale të lehta mëndafshi, ogance, tantella dhe lëkure. Java e modës shqiptare vazhdon edhe mbrëmjen e nesërme me stilistet Anila Konomi, Lina, si dhe stilistët nga Anglia dhe Ukraina, Charles Svingholm e Mirabelle Supure.“Albania Fashion Week” realizohet nga Dhoma Kombëtare e Modës, ndërkohë që ky aktivitet është përfshirë në kalendarin botëror të Javës së Modës.
(m.a/ata/BalkanWeb)