"Angelus Novus”, romani i Bashkim Shehut botohet në Rumani
TIRANE- Romani i shkrimtarit Bashkim Shehu “Angelus Novus” është botuar edhe në Rumani i përkthyer në këtë gjuhë nga, Kopi Kyçyku.
Në qendër të romanit është një personazh i gjithëpranishëm. Historia, me fuqinë e saj sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta. Përballë historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore. Kjo është një nga temat më të parapëlqyera të këtij autori dhe në romanin “Angelus Novus” gjejmë një trajtim më të thelluar të saj.
Në vitin 2008, romani “Angelus Novus” u klasifikua në treshen e pretendentëve për çmimin e madh letrar “Balkanika” dhe humbi vendin e parë vetëm për një votë. Romani, i botuar për herë të parë në vitin 2006, është botuar edhe në serbisht e spanjisht.
Botime të tjera të autorit që jeton në Barcelonë janë: “Rrethi”, "Mulliri që gëlltiste shpirtra", “Hija e gurit”, “Mozart, me vonese”, “Gostia”.
(s.g/atsh/balkanWeb)