Daci i gatshëm edhe për President

Kreu i LDD-së, Nexhat Daci është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me Partinë e Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe partinë e Haradinajt.
Daci ka thënë se do ta kishte bërë këtë bashkëpunim vetëm për të ndërtuar skenën politike dhe parlamentare dhe qeverisëse në Kosovë, e që sipas Dacit, skenë që iu është gërditur të gjithëve këto dy vite.
Në një intervistë për gazetën Express, Daci është i bindur se partia po i funksionon mirë.
Kreu i LDD’së veten e konsideron kalorësin e fundit të politikës moderne kosovare. Daci thotë se është i gatshëm të garojë edhe për postin e Presidentit./Indeksonline/