Sylvester Stallone risjell Rambon?

Sylvester Stallone dëshiron të risjellë Rambon – por me një aktor tjetër në rolin kryesor. Aktori, 64-vjeçar thotë se ditët e tij si veterani i Vetnamit John Rambo kanë mbaruar, por është duke menduar t’ia lë në dorë një aktori tjetër misionet e tij në vazhdimin e filmit “First Blood”, ku ai vet do të qëndrojë prapa kamerës.
“Mendoj që ia vlen të reflektohet mbi këtë gjë” tha ai. “është intriguese të gjenden pse-të dhe arsyet se si njerëzit janë bërë ata që janë. Traumat, humbjet dhe tragjedia e të qenit në Vietnam do të ishin me siguri një sfidë e madhe për një aktor të ri dhe do të ishte ironike që Rambo të drejtonte Rambon e ri, pasi që e ka luajtur vet më shumë se njëzet vjet”, ka thënë ai.
Stallone 64-vjeçar, kohët e fundit ka pranuar se është “çun i madh”.
“Meshkujt janë ndryshe nga femrat. Meshkujt janë si fëmijë të rritur. Ata janë gjithmonë fëmijë, deri në fund. E di edhe unë jam ashtu, ende nuk jam rritur. Meshkujt plaken veç fizikisht. Ata bëhen fëmijë të mëdhenj me arthritis,” ka përfunduar Stallone.