Statuja e re Skënderbeut do ngrihet në Budapest
08/12/2011 100 vjetori i Pavarësisë
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhëneve mes Hungarisë dhe Shqipërisë, në një nga sheshet kryesore të Budapestit do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Kështu u shpreh dje kreu i Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, gjatë takimit të zhvilluar me homolegen e tij shqiptare, Jozefina Topalli. Ndër të tjera, Kover theksoi mbështetjen e vendit të tij ndaj proceseve integruese të Shqipërisë. “Megjithë krizën në eurozonë, ne jemi të mendimit se zgjerimi i Bashkimit Europian është zgjidhja më e mirë.”- tha kryeparlamentari i Hungarisë Kover. Parlamenti i Hungarisë dhe Kuvendi i Shqipërisë po punojnë për aktivitet që do të organizohen në vitin e përvjetorit të madh të 2012-ës. Në fillim të vitit të ardhshëm do organizohet ceremonia e nisjes së projektit IPA, midis Hungarisë, Francës dhe parlamentit shqiptar. Gjatë vizitës së saj në Hungari, kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar nga Instituti i mirënjohur i Politikës së Jashtme të Hungarisë, për të referuar e bashkëbiseduar për modelin ekonomik të Shqipërisë, për potencialet dhe mundësitë që ajo ofron.