KQZ vendosi dje ndëshkimin e 53 partive politike
08/12/2011 Partitë e mëdha, PS,PD dhe LSI do paguajnë dhe gjobën më të madhe
Vendimi: Partitë nuk resektuan 30 përqindëshin të kandidateve femra
Mos respektimi i grave mund tu kushtojë shtrenjtë kryetarëve të partive që nuk kanë respektuar kuotën prej 30 përqind në zgjedhjet e fundit. Në mbledhjen e djeshme, KQZ-janë vendimin e saj u shpreh sr nga 54 parti që u regjistruan në zgjedhjet vendore të 8 majit, vetëm Partia Bashkimit Popullor i Pensionistëve e ka respektuar përfaqësiminin në listat e grave në masën 30 përqind. Për këtë, KQZ-ja vendosi që të gjobisë 53 partitë që nuk e respektuan kuotën e pjesëmarrjes së grave në këto zgjedhje. Nga të të dhënat e publikuara nga KQZ-ja në total të gjitha forcat politike kanë një detyrim prej 62 milion e 580 mijë lekë të reja. Konkretisht në relacionin bashkëngjitur me vendimin e KQZ-së parashikohet të gjobiten partitë më të mëdha, ku PS-ja do të paguajë gjobën më të lartë 7 milion e 260 mijë lekë e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 6 milion e 360 mijë lekë dhe më pas Partia Demokratike me 4 milionë e 590- mijë lekë. Por projekt/vendimi i KQZ-së për të gjobitur partitë ka sjellë debate në institucionin e adminsitrimit të zgjedhjeve. Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim të KQZ-së që sipas përfaqësuesit ligjor Genci Gjonçajt është jashtë çdo afati ligjor. Neni 175 i Kodit Zgjedhor parashikon se mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në fjalinë e fundit të pikës 6 të nenit 67 të këtij kodi nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga KQZ-ja me 30 000 mijë lekë për çdo zonë zgjedhore. Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përllogaritjen sipas nenit të mësipërm dhe ka caktuar shumën e gjobës për çdo subjekt zgjedhor. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shtyu për javën e ardhshme mbledhjen për procedurat që do ndiqen për partitë që do të gjobiten.