E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha përuron Qytezën Festive

08/12/2011  Atmosfera festive

Inaugurohet Qyteza e Festave të fundvitit. Qyteza e ngritur në rrugën “Murat Toptani”, përveçse një vend argëtimi për qytetarët, do të shfaqet edhe si një mundësi e mirë marketingu për kompanitë më të njohura që operojnë në tregun shqiptar, të cilat për një muaj me radhë do të ndajnë me qytetarët çastet festive. Shtëpitë karakteristike të dimrit të vendosura në këtë qytezë do të funksionojnë për një muaj si një treg i hapur, ku do të tregtohen ushqime, pije, dekorime krishtlindjesh, ornamente tradicionale etj. Gjatë çeljes së kësaj qyteze kryebashkiaku Basha falënderoi bizneset e Tiranës për kontributin vullnetar që dhanë për dekorin dhe aktivitetet festive në Tiranë dhe bëri të ditur se nuk është harxhuar asnjë qindarkë e taksapaguesve të kryeqytetit. “Për krijimin e kësaj atmosfere festive nuk janë përdorur taksat e qytetarëve, por të gjitha janë financime të biznesit", - ka pohuar Basha, duke shtuar se dhjetori do të jetë një muaj i veçantë festiv për Tiranën. Sipas Bashës, atmosfera do të ndihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe askush nuk do të jetë i përjashtuar nga këto festa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›