E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsi Lohan rrëfen: “Më tërheq Viktoria Bekam”



Aktorja e Hollivudit, Lindsi Lohan ka pranuar se atë e tërheq Viktoria Bekam, pasi modeli i saj i flokëve i kujton të dashurën Samanta Ronson. Lohan shprehet se filloi të ndjente diçka për këngëtaren pasi ajo shkurtoi flokët. Me pamjen e re, Viktoria ngjan si e dashura lesbike e Lohan. “Më pëlqejnë flokët e saj. Duket shumë sensuale dhe më kujton Samantën”,- është shprehur Lohan. Megjithatë, aktorja 23 vjeçare refuzon të flasë për planet e martesës pas lajmit të kohëve të fundit, se ajo dhe Ronson po planifikojnë të martohen. Një burim është shprehur: “Lindsi nuk dëshiron të bëjë publike detajet, megjithatë mendoj se ato po përgatiten seriozisht për ditën e madhe”. Planet për të ardhmen e kanë shkëputur aktoren nga impenjimet e shumta profesionale duke iu përkushtuar tërësisht jetës intime. Ajo ka refuzuar një ofertë luksoze për të pozuar nudo për revistën e njohur “Playboy”. Lohan, në fillim të këtij viti mbushi revistat njujorkeze me fotografi provokuese megjithatë ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me propozimin që i është bërë, duke u shprehur se nuk do të zhvishet sërish për të pozuar nudo. “Ajo nuk do të përsërisë të njëjtën gjë. Nëse ka nudizëm, atëherë përgjigja është jo!”,- ka deklaruar një përfaqësues i aktores. Mësohet se bosi i “Playboy”-t, Hug Hefner, dëshironte që me anë të Lohan ta nderonte Marlin Monronë me rastin e 55-vjetorit të revistës.

Guineth Paltrou dhe Sarah Xhesika Parker, ndër yjet që janë veshur më mirë në 2008-ën

Aktorja e filmit “Iron Man” dhe aktorja e filmit “Sex and the City”, janë vlerësuar për stilin e veçantë me të cilin janë paraqitur këtë vit. Vlerësimi u është bërë nga “People Magazine’s” dhe dy aktoret qëndrojnë përkrah yjeve Sharliz Theron, Rihana, An Hathuei, Keit Hudson and Eva Mendes. Duke sqaruar zgjedhjen, “People Magazine” është shprehur: “Klasike ose rebele, secila nga këto femra kanë kontribuar pozitivisht me pamjen e tyre këtë vit” Guineth u cilësua se ”kishte ecur para me pamjen e saj klasike dhe kjo u duk më së miri pasi ajo modeloi flokët dhe solli një figurë të re në botën e të famshmëve. Ndërkohë, Sarah Xhesika Parker u vlerësua për paraqitjen ekletike për të cilën edhe vetë aktorja ndihet krenare.
Aktorja Sarah Xhesika Parker nuk e ka mohuar mundësinë e xhirimit edhe të një pjese të filmit “Sex and the City” i cili është bazuar në serialin me të njëjtin emër. Aktorja e cila luan rolin e Kerri Bradshau, ka thënë se aktualisht po diskutohet për një tjetër vazhdim të filmit, nëse do të mund të shkruhet një skenar i mirë. “Jemi duke pritur një skenar të mirë. Nëse nuk mund të gjejmë një skenar që ia vlen, atëherë nuk do ta bëjmë. Sfida më e madhe është fabula. Deri tani kemi qenë me fat në këtë aspekt dhe shpresoj ta përsërisim këtë gjë”,- ka thënë Parker.

Anderson kundër Armanit

Pamela Anderson ёshtё bashkuar me aktivistёt e PETA-s (organizatës qё mbron tё drejtat e kafshёve), pёr tё inkurajuar yjet e Hollivudit qё të shmangin dizenjatorin Xhorxhio Armani.
Aktoria do tё tentojё tё inkurajojё yjet që tё mos veshin veshje tё stilistit italian, pasi ky i fundit thuhet se nuk i ka mbajtur premtimet e PETA-s pёr mos përdorur më lëkurё kafshësh në veshjet e tij. Presidenti i PETA-s, Dan Methjus, ka thёnё se Anderson do tё zbulojё njё plan gjatё fundjavës, pёr tё nxitur “yjet tё cilёt veshin veshjet e Armanit”, tё veshin krijime tё stilistëve tё tjerё gjatё sezonit tё ri. “Ne ndihemi tё tradhëtuar. Unё jam takuar me Kalvin Klein, Ralf Lauren, Tomi Hilfiger dhe shumё dizenjatorё tё tjerё tё cilёt mё herët kanё shfrytëzuar lëkurёn e kafshëve, por tashmë nuk e përdorin më, dhe asnjёri prej tyre nuk e ka thyer premtimin e dhënë”,- ka thёnё Methjus.

Pit dhe Zholi nuk do të ndahen

Një përfaqësuesi i çiftit më të famshëm hollivudian, Bred Pit dhe Anxhelina Zholi, ka mohuar spekulimet në internet sipas së cilave çifti është duke u ndarë. Revistat ‘online’ për të famshmit kishin spekuluar se çifti ka vendosur t’i japë fund lidhjes së tyre trevjeçare. Mirëpo një përfaqësues i çiftit ka mohuar të ketë ndonjë problem në lidhjen e tyre. “Publikimet ‘online’ janë absolutisht të pavërteta”,- ka thënë agjenti i tyre për “Entertainment Tonight”.

22 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›