E Diel, 1 Nëntor 2026

Personaliteti në sofrën e mbretit



Ka pasur kohë kur s’ka qenë turp për poetin të shkojë në darkë te mbreti, siç ka pasur edhe kohë të atilla, kur oborri e ka ditur se poeti nuk do ta pranojë ftesën për darkë. Jo një herë ka ndodhur që mbreti të mburret me pjesëmarrjen e poetëve në darkën e tij, por thuajse asnjëherë nuk ka ndodhur që poetët të mburren pse i ka gostitur mbreti. Jo pse poetët nuk dinë të hanë e të pinë, por për shkak se mbretërit në darkë nuk të thërrasin as që të nginjesh, as që të dehesh, por vetëm sa të ta matin grykësinë dhe të të shohin të përkulur. Duke e ditur këtë, poetët u janë larguar darkave mbretërore dhe kanë preferuar të ushqehen në “kafenetë ku ha e pi populli”, aty ku çdonjëri shikon pjatën e vet, dhe nginj barkun që ka.

Ka pasur kohë kur mbretërit kanë ditur si mbahet në kokë kurora e sunduesit, e krijuesit kanë ditur si ruhet nderi i penës. Por jo gjithnjë ka pasur aq “maunokratë”, sa në vitet e demokratizimit të shoqërive shqiptare, në vitet kur u shtua numri i “principatave kulturore” shqiptare, me plot poetë që pretendonin të ndodhë e pamundura: të nginjen në darka mbretërore, e të mbeten edhe zotërues të sofrave shpirtërore të krijimtarisë. Duhet thënë: ka kohë kur penës krijuese i bashkëngjitet edhe lapsi i angazhimit në proceset shoqërore, por vetëm nëse ngjyra e angazhimit politik nuk njollos sofrën shpirtërore të krijimtarisë. Pra, nuk është degradues për shkrimtarin angazhimi në rrjedhat shoqërore, por është përbuzëse nëse krijimtaria bëhet dekor mbulues i intrigave politike.

Këto dilema, Ali Aliu nuk i kishte, prandaj i qëndroi besnik sofrës krijuese dhe “odës së burrave”, ku fjala e thënë matej me peshoret e ndershmërisë krijuese. Si i tillë, arriti të ruajë pastërtinë krijuese në vetvete e ndershmërinë atdhetare. Si i tillë, kurrë nuk harroi penën e mprehtë të kritikut letrar e gjithmonë ishte në radhët e para, kur duhej flijuar shumëçka për të mirën kolektive. Ali Aliu e dinte se ka kohë kur duhet edhe krijuesit të bëhen pjesë e lokomotivës, që çon përpara në përparimin e një rendi të ri shoqëror, prandaj dhe nuk do ta pranojë rolin e vëzhguesit pasiv gjatë ngajrjeve të mëvonshme kulturore e shoqërore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Por ai e dinte edhe kur duhej vënë kufiri, që ndan angazhimin politik nga punëtoria krijuese.

Kurrë nuk ishin shtruar aq shumë darka mbretërore, sa në vitet nëntëdhjetë të shekullit të njëzetë. Kurrë s’kishte pasur poetë të uritur, sa në vitet kur shqiptarët hoqën qafe ideologjinë komuniste. Edhe në ato vite kishte njerëz të artit që ecnin kryelart në jetë. Nga ata që arrinin të shihnin kufirin midis angazhimit shoqëror dhe aktit krijues. Njëri ndër ta ishte edhe Ali Aliu. Jetëshkrimi i tij është përplot me bredhje të begata nëpër kryeqendrat, ku jetojnë shqiptarët. I pranishëm kudo ku njerëzit kishin nevojë për kontributin e tij, kurrë nuk harroi se ishte “shtetas” i letërsisë botërore dhe i asaj shqiptare, nga Rilindja e deri në fillimshekullin e njëzetenjë.

Kim MEHMETI

Gjatë socializmit, si edhe në vitet e demokracisë, Ali Aliu e dinte se ditët më të ndritshme të artit kanë qenë dhe do të mbeten ato të kohëve, kur ahengjet mbretërore nuk janë vlerësuar nga madhësia e pjatave të mbushura me haje ekzotike, por sipas numrit të poetëve që kanë nderuar me pjesëmarrje oborret mbretërore. Jo çdo poet i ka shkuar në darkë cilësdo koke të stolisur me kurorë, jo çdo aheng ka merituar të jetë i denjë për poetët. Pra, ka pasur kohë kur poetët kanë pranuar ftesën e oborrit, të ulen pranë tryezave ,në krye të të cilave janë shtruar kokat e kurorëzuara, me çka është rritur shkëlqimi i fronit dhe njëkohësisht është madhëruar diadema e artit. Këto kohë, kur edhe mbretërit joartdashës e kanë ditur se perandoria e tyre nuk vlen gjë pa mbretërinë e artit, kanë lënë të shënuara edhe ngjarje, kur ahengjet e oborrit janë përfolur. Jo pse sunduesi ka bërë të njohur ndonjë nga të dashurat e radhës, por pse poeti nuk është përkulur të përshëndesë madhërinë mbretërore kur ka kaluar pranë tij. E këtë poeti nuk e ka bërë që të përbuzë mbretin, por që të dëshmojë se artit nuk i shkon përshtat gjunjëzimi. Apo vetëm sa të tregojë se ahengjet mbretërore nga ato shpirtërore që ofron arti, nuk dallohen vetëm nga përmbajtja dhe mënyra e shtruarjes e stolisjes, por mbi të gjitha i veçon e vërteta se mbeturinat e darkave mbretërore i kanë ngrënë qentë e oborrit, ndërsa mbeturinat e sofrës së artit janë bërë ushqim shpirtëror për oborrtarët e mbretit.
Kohë nga më të ndryshmet, Ali Aliu i ka shtjelluar mirë në shkrimet e veta, qysh në vitet studentore. Ka pasur kohë që mbahen mend nëpërmjet shenjës stolisëse të vulosur në mburojat prej ari të mbretërive, mirëpo nuk ka mburojë mbretërore që s’ka dashur të mbetet e përmendur në vargjet e poetit. Dhe, meqenëse ka pasur mbretër që nuk kanë merituar vargjet e poetit, si dhe poetë që nuk kanë merituar diademën e artit, është krijuar një baraspeshë e natyrshme: mbretër që kanë ditur se ahengjet do t’u mbeten pa praninë e poetëve të mirëfilltë, kanë hapur portat për krijuesit, të cilëve nuk u ka takuar sofra shpirtërore e artit. Kështu pra, perandorët kanë pasur “poetët e oborrit”, ndërsa krijuesve të mirëfilltë u është mundësuar të ruajnë rendin e duhur pranë sofrës së tyre letrare. Apo që mbretit t’i mbetet ajo që i takon mbretërisë, ndërsa krijuesit ajo që i takon letërsisë: të parëve shkëlqimi që vuan për vargjet e poetit, të dytëve ndjenja se darkat e mbretit majmin trupin, por dobësojnë shpirtin.
Ka pasur kohë kur s’ka qenë turp për poetin të shkojë në darkë te mbreti, siç ka pasur edhe kohë të atilla, kur oborri e ka ditur se poeti nuk do ta pranojë ftesën për darkë. Jo një herë ka ndodhur që mbreti të mburret me pjesëmarrjen e poetëve në darkën e tij, por thuajse asnjëherë nuk ka ndodhur që poetët të mburren pse i ka gostitur mbreti. Jo pse poetët nuk dinë të hanë e të pinë, por për shkak se mbretërit në darkë nuk të thërrasin as që të nginjesh, as që të dehesh, por vetëm sa të ta matin grykësinë dhe të të shohin të përkulur. Duke e ditur këtë, poetët u janë larguar darkave mbretërore dhe kanë preferuar të ushqehen në “kafenetë ku ha e pi populli”, aty ku çdonjëri shikon pjatën e vet, dhe nginj barkun që ka. Ka pasur kohë që portretizuan relacionet mbret-shkrimtar, por edhe atëherë kur perandorët kanë sunduar e shkrimtarët kanë krijuar, njësoj edhe në kohët e demokratizimit të shoqërive shqiptare, ku demokratët “maunokratizonin” e shkrimtarët “onanonin”, nuk ka pasur dilema se cila sofër i takon secilit.

* * *
Ka pasur edhe më parë kohë të ngjashme me ato të viteve nëntëdhjetë dhe ato të fillimshekullit njëzetenjë, me përplot mbretër që shtrojnë darka dhe me shkrimtarë të panumërt të uritur. Siç ka pasur përplot krijues, që me plot bindje i janë vënë në shërbim oborrit mbretëror, duke menduar se perandorisë i duhet ndihmuar të ruajë forcën, me çka artit i ndihmohet të ruajë freskinë. Mirëpo, edhe atëherë kur shkrimtari vullnetarisht i ka shërbyer oborrit, si edhe më vonë kur oborri ka pasur “poetët e vet”, asnjëherë nuk ka ndodhur që perandori të përcaktojë vlerat e mirëfillta artistike, e as poeti të ndikojë se si do të rreshtohen kalorësit e mbretit. Sepse edhe atëherë, si në të gjitha kohët e tjera, është ditur se kur kanë rënë mbretërit – ka mbetur arti, e kur është përbuzur arti – kanë humbur shkëlqimin kurorat mbretërore. Me çka është bërë besëlidhja e madhe mes shkrimtarëve dhe perandorëve: me mbeturinat e ahengjeve mbretërore të majmen qentë e oborrit, e me mbeturinat e krijuesve të kompletohen radhët e “krijuesve të oborrit”. Kështu, mbretërit i janë shmangur rrezikut që ahengjet të kalojnë pa praninë e poetëve, ndërsa shkrimtarit të mirëfilltë i është mundësuar të mos shkojë në një darkë të pasur që t’i përkulet mbretit.
Ka pasur kohë kur mbretërit kanë ditur si mbahet në kokë kurora e sunduesit, e krijuesit kanë ditur si ruhet nderi i penës. Por jo gjithnjë ka pasur aq “maunokratë”, sa në vitet e demokratizimit të shoqërive shqiptare, në vitet kur u shtua numri i “principatave kulturore” shqiptare, me plot poetë që pretendonin të ndodhë e pamundura: të nginjen në darka mbretërore, e të mbeten edhe zotërues të sofrave shpirtërore të krijimtarisë. Duhet thënë: ka kohë kur penës krijuese i bashkëngjitet edhe lapsi i angazhimit në proceset shoqërore, por vetëm nëse ngjyra e angazhimit politik nuk njollos sofrën shpirtërore të krijimtarisë. Pra, nuk është degradues për shkrimtarin angazhimi në rrjedhat shoqërore, por është përbuzëse nëse krijimtaria bëhet dekor mbulues i intrigave politike. Ajo që ndodhte në vitet nëntëdhjetë me shumicën e krijuesve shqiptarë, nuk kishte të bënte me angazhimin dinjitoz të një elite, e cila – si edhe i tërë populli – përballej me vështirësitë e mbijetimit dhe kthesave të mëdha, por ishte pasqyrim i mjerueshëm i një kohe kur krijuesi flinte në shtratin e letërsisë, teksa ëndërronte të bëhej i besueshmi i “oborrit”. Kuptohet, në ato vite, si asnjëherë më parë krijuesi ishte i përballur edhe me dilemën se, vallë, duhej të mbetej thjesht regjistrues i ngjarjeve, apo edhe kontribues që do të ndihmojë popullin që sa më shpejt të dilte nga balta e “maunizmit”, që dikush e quante demokraci.

* * *
Këto dilema, Ali Aliu nuk i kishte, prandaj i qëndroi besnik sofrës krijuese dhe “odës së burrave”, ku fjala e thënë matej me peshoret e ndershmërisë krijuese. Si i tillë, arriti të ruajë pastërtinë krijuese në vetvete dhe ndershmërinë atdhetare. Si i tillë, kurrë nuk harroi penën e mprehtë të kritikut letrar, dhe gjithmonë ishte në radhët e para kur duhej flijuar shumëçka për të mirën kolektive.
Ali Aliu e dinte se ka kohë kur duhet edhe krijuesit të bëhen pjesë e lokomotivës, që çon përpara në përparimin e një rendi të ri shoqëror, prandaj edhe nuk do të pranojë rolin e vëzhguesit pasiv gjatë ngajrjeve të mëvonshme kulturore dhe shoqërore që ndodhën në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Por ai e dinte edhe kur duhej vënë kufiri që ndan angazhimin politik nga punëtoria krijuese. Edhe pse është rëndë që njëkohësisht të bartësh peshën e angazhimit konkret politik dhe freskinë e punës individuale krijuese, nuk është e pamundur të mbrosh diademën krijuese nga njollat që nuk shlyhen, nga ato të ndotura nga “yndyra” e intrigave politike. Por kjo është e mundur vetëm në mjedise, ku ka kulturë politike dhe ku dihet se kur dëgjohet fjala e “sharrëxhiut” dhe kur e “pulaxhiut”.
Meqenëse në vitet nëntëdhjetë dhe në ato të fillimit të mileniumit të tretë, shoqëritë shqiptare ishin të trullosura nga zhurma e udhëheqësve partiakë, zhurmë e cila krijonte iluzionin se edhe demoni, edhe bardi, edhe i pafytyri, edhe bujari, edhe “maunokrati”, edhe demokrati, jetojnë në të njëjtën “lagje”, u bë thuajse e pamundur që krijuesi i mirëfilltë të jepte kontributin e vet qoftë edhe në sferat që i njeh dhe që kanë të bëjnë me hapësirën që i takon atij, kulturën. Prandaj dhe ndodhte që ministra të Kulturës të bëhen “sharrëxhinjtë”, teksa drejtorë institucionesh kulturore “pulaxhinjtë”. Askush s’e dinte ku qëndron faji: vallë, te “maunokratët”, që shpejt kuptuan se njerëzit e artit ngandonjëherë sillen si zonjat aristokrate që edhe duan të gjithë t’i përkëdhelin, por edhe të mos u prishen flokët e krehura mirë?! Pra, rrinë në kafene, recitojnë vargje e shajnë “maunokratët”, të cilët e kishin për osh të besonin se edhe artistëve shqiptarë – njësoj si edhe udhëheqësve partiakë - u pëlqejnë ndasitë në “principata kulturore”, ku çdo Princ kishte krijuesit e “oborrit” dhe çdo poet mbretërit që e ftonin për darkë. Me çka u dëshmua se krijuesi shqiptar ende nuk kishte kuptuar se koha pas rënies së komunizmit ishte kohë kur për kulturën vendosin të pakulturuarit dhe për politikën kapitalistët e nesërm më të mëdhenj, pikërisht nga të cilët do të varej afirmimi i vlerave kulturore. Prandaj, ai që kishte kuptuar këtë, s’kishte pse të shtronte pyetjen a duhet apo jo krijuesi të angazhohet në rrjedhat shoqërore shqiptare, por të kërkojë nga artistët të mos lejojnë që fatin e artit ta përcaktojnë ata që, nga vlerat që kishte bota kulturore shqiptare, të çmonin vetëm monedhat e gjelbra vetëm për vete. Pra, angazhimi politik i krijuesve kurrë s’ka qenë i dëmshëm, nëse njeriu i artit di të mbajë mbi shpinë peshën e kohës së vet, ashtu siç mban mbreti kurorën. Angazhim politik po, ama vetëm nëse krijuesi e ndien madhështinë e diademës së artit që bart, sepse kjo ndjenjë nuk i lejon t’ua ketë zili kurorën “maunokratëve” që ngutshëm mbushnin xhepat, teksa vihej re se thuajse kurrë nuk ishin shtruar aq shumë darka mbretërore, sa në vitet nëntëdhjetë të shekullit të njëzetë. Kurrë s’kishte pasur poetë të uritur, sa në vitet kur shqiptarët hoqën qafe ideologjinë komuniste.
Edhe në ato vite kishte njerëz të artit që ecnin kryelart në jetë. Nga ata që arrinin të shihnin kufirin midis angazhimit shoqëror dhe aktit krijues. Njëri ndër ta ishte edhe Ali Aliu. Jetëshkrimi i tij është përplot me bredhje të begata nëpër kryeqendra,t ku jetojnë shqiptarët. I pranishëm kudo ku njerëzit kishin nevojë për kontributin e tij, kurrë nuk harroi se ishte “shtetas” i letërsisë botërore dhe i asaj shqiptare, nga Rilindja e deri në fillimshekullin e njëzetenjë.

22 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›