Linja hekurudhore po dëmtohet qëllimisht
25/03/2011 Flet drejtori Tonin Trupa: Dyshoj se bëhet për konkurrencë ose ka prapavijë politike
SHKODER- Vjedhjet në linjën hekurudhore sa vijnë e bëhen më shqetësuese për drejtuesit e Drejtorisë rajonale Hekurudhore Shkodër. Ndërhyrjet kanë qenë më të mëdha sidomos gjatë ditëve të fundit, ku linjës hekurudhore të rajonit të Shkodrës i janë vjedhur pllakat e traseve dhe aksesorë të tjerë prej hekuri. Vjedhjet janë konstatuar nga Bajza në Malësi të Madhe e deri në Lezhë, ku janë kryer dhe vjedhjet më të mëdha.
Vjedhjet
Për drejtorin e Drejtorisë rajonale Hekurudhore Shkodër, Tonin Trupa, vjedhjet që po bëhen në linjën hekurudhore janë të qëllimshme dhe po bëhen për qëllime të caktuara, në përpjekje për të sfiduar shtetin. “Nuk është punë fëmijësh thjesht për të marrë 10 kilogram skrap, mendoj se vjedhjet janë të qëllimshme. Ky është një fenomen që po na shqetëson dhe po bëhet pengesa kryesore për lëvizjen e trenave. Jam me idenë që persona, individë të veçantë, të shtyrë nga duar që veprojnë nën rrogoz, po mundohen të sfidojnë shtetin edhe në transportin hekurudhor. Çështja mund t’i përkasë aspekteve të konkurrencës së pandershme, apo aspekteve politike, por nuk mund të paragjykoj”, është shprehur plot shqetësim drejtori Trupa. Ndërkohë, drejtori Trupa ka nënvizuar faktin se ndërhyrjet e vjedhësve të pjesëve metalike të linjës hekurudhore, po shpien në ngadalësimin e lëvizjes së trenave, po shkaktojnë avari dhe më e rënda po bëhen shkaktarë dhe të humbjes së jetëve të njerëzve. “Shpejtësia e lëvizjes së trenit nga stacioni i Baçlit deri në atë të Budëllit është 20 km/orë. Ky fenomen nuk ka ndodhur asnjëherë, që nga viti 1984, kur filloi funksionimi i linjës hekurudhore dhe në rajonin e veriut e deri në këto vitet e fundit”, thekson plot indinjatë drejtori Trupa. Nga ana tjetër drejtori rajonal i hekurudhës së Shkodrës, Tonin Trupa, bën të ditur se veprime dëmtuese ndaj kësaj pjese tepër të rëndësishme të hekurudhës shqiptare po ndodhin çdo ditë, qoftë me trenin e mallrave, qoftë me trenin e udhëtarëve. Për këto veprime ndaj linjës hekurudhore të rajonit të Shkodrës janë vënë në dijeni dhe në lëvizje edhe strukturat përkatëse të policisë e Prokurorisë, por fenomeni vazhdon të jetë gjithnjë e më shqetësues. “Në aspektin e transportit të mallrave, një fenomen tepër negativ është dhunimi me grupe, me kapuçë në kokë. Me gjithë ndërhyrjet e njëpasnjëshme të policisë, me gjithë bashkëpunimin e vazhdueshëm, qoftë me forcat e policisë, Prokurorisë e Policisë Kriminale, akoma ky fenomen vazhdon të jetë evident dhe tepër shqetësues e dëmtues njëkohësisht”, thekson drejtori i Drejtorisë rajonale Hekurudhore Shkodër, Tonin Trupa. Vetëm pak kohë më parë treni i mallrave të hekurudhës së Shkodrës u bë pre e hajdutëve, të cilët arritën disa herë me radhë të merrnin një sasi të konsiderueshme materialesh hekuri që po transportohej për skrap.