Shqipëria numëron çdo vit rreth 450 pacientë të rinj me tuberkuloz
25/03/2011 Dita Botërore e Tuberkulozit. Ndonëse ulet rezistenca bakteriale, shifrat janë ende shqetësuese
Ndonëse është ulur vdekshmëria e shkaktuar prej sëmundjes së tuberkulozit, shifrat e përhapjes mbeten ende në nivele shqetësuese për vendin tonë. Sipas të dhënave të deklaruar nga zyrtarët e dikasterit shëndetësor, dje në Ditën Botërore të Tuberkulozit, rezulton se çdo vit në vend raportohen rreth 450 raste të reja me këtë sëmundje. Ndërkohë që më të rriskuarit mbeten banorët e zonave verilindore, veçanërisht familjet që vuajnë nga varfëria. Sipas mjekëve, tuberkulozi është një sëmundje infektive, që prek veçanërisht mushkëritë, por dhe organe të tjera, si: kockat dhe artikulacionet, nyjat limfatike, trurin dhe palcën kurrizore, syrin, lëkurën etj. Sëmundja transmetohet kryesisht me anë të ajrit kur i sëmuri kollitet, teshtin ose gjatë frymëmarrjes. Gjithashtu sëmundja përhapet dhe me rrugë digjestive, siç mund të jetë përdorimi i qumështit të lopës së sëmurë me tuberkuloz. Kushdo mund të sëmuret nga tuberkulozi, sepse mikrobi merret kryesisht nëpërmjet ajrit, megjithatë duhet të dimë se tuberkulozi nuk është sëmundje e trashëgueshme. Për kontrollin e sëmundjes të tuberkulozit në Shqipëri aplikohet vaksina ndaj tuberkulozit gjatë javës së parë të porsalindurve. “Tuberkulozi mbetet një sëmundje infektive, e cila, nëse neglizhohet, përkeqësohet brenda një kohe të shkurtër. Prandaj kjo ditë është një ditë apeli për veprime konkrete dhe një mobilizim politik dhe angazhim social në nivel kombëtar”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme zëvendësministri i shëndetësisë Bardh Spahia. Zëvendësministri ka apeluar për më shumë sensibilizim të popullatës, si dhe të gjitha grupeve të tjera që kjo fushatë ndërgjegjësimi të zgjerohet më shumë për të ulur numrin e të prekurve nga kjo sëmundje. Një ndër masat më të mira parandaluese të sëmundjes është marrja e vaksinës, e cila injektohet tek të porsalindurit që në javën e dytë, por jo se është kusht për të mos u prekur nga kjo sëmundje. “Kjo lloj vaksine, që përdorim aktualisht, mbron vetëm nga zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes. Nuk parandalon sëmundjen. Kjo është dhe arsyeja që ne prej 17 vjetësh bëjmë vetëm një vaksinë, ndryshe nga më parë, kur bëheshin 3-4 vaksina për një person gjatë jetës, pasi mendohej për aftësi parandaluese të fuqishme të saj, por në fakt nuk është ashtu. Pritet një vaksinë e re, ndoshta pas një apo dy vjetësh”, - ka deklaruar koordinatori i strategjisë së turbekulozit në vendin tonë.
Simptomat e tuberkulozit
- Kollë, veçanërisht kolla që zgjat më shume se tri javë
- Temperaturë, zakonisht jo më e lartë 37-38 gradë C
- Djersitje, veçanërisht natën.
- Humbje oreksi
- Dhimbje gjoksi
- Rënie në peshë
- Në raste të avancuara kolla është me
gëlbazë dhe me rrema gjaku