Plagoset “Tan Lepri” në atentatin mafioz
25/03/2011 Dy persona me motor qëllojnë Dritan Avllajn pranë kompleksit “Grand”
Profesionistët lënë 20 gëzhoja të kalibrit 9mm në vendngjarje
TIRANË- Persona të paidentifikuar kanë tentuar të ekzekutojnë me pistoletë Dritan Avllajn, ose personin e shumëpërfolur si “Tan Lepri”. Plagosja e Dritan Avllajt ka ndodhur dje rreth orës 21.30, pranë kompleksit “Grand” që ndodhet në afërsi të tregut elektrik në rrugën “Mihal Grameno”. Kalimtarët e rastit e kanë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku iu nënshtrua një operacioni të vështirë, për shkak se plumbat e kishin zënë në kraharor. Nga burime të policisë mësohet se dy persona me motor, të veshur me të zeza i kanë dalë përpara teksa Avllaj udhëtonte me mjetin e tij “S klass” me targa gjermane, prodhim i vitit 2010 dhe menjëherë kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Duke qenë se nuk kishin rreze të qartë, për shkak se dritat e makinës nuk ishin të ndezura në atë moment, atentatorët, të cilët dyshohet të jenë profesionistë të paguar, nuk mundën ta shënjestronin. Nga burime të policisë mësohet se fillimisht atentatorët e tipit mafioz i kanë dalë në të djathtë të makinës, nga krahu i pasagjerit dhe më pas i kanë qëlluar nga prapa. Menjëherë ata u larguan me motorin me të cilin kishin ardhur. Dëshmitarët thanë se dy personat me motor mbanin skafando në momentin kur u larguan me motorin e tyre tip “papaq”, teksa ende nuk dihet asgjë rreth tyre. Në vendngjarje ka mbërritur një grup pune, i cili ka sekuestruar të paktën 20 gëzhoja të kalibrit 9 mm, çka sipas ekspertëve tregon se është qëlluar me armë automatike. Ende nuk dihet asgjë rreth motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Më tepër se dy vite më parë në lokalin e Dritan Avllajt, në katin e dytë të pallatit përballë Prokurorisë së Përgjithshme u vendos një sasi e madhe tritoli, e cila shkaktoi vetëm dëme materiale, teksa ky person ka qenë disi i njohur për policinë, për shkak të disa precedentëve. Emri i tij është përfolur së fundmi në lidhje me 100 milionëshin e eurove, që sipas elementëve të politikës përbën një aferë korruptive në lidhje me pallatet 30-katëshe pranë Liqenit Artificial. Mjekët nga Spitali Ushtarak thonë se gjendja shëndetësore paraqitet e rënduar. M.Mullai