E Diel, 1 Nëntor 2026

eku ne Tirane Imami Mjete demokratike per krizen

Shqiperia dhe kosova jane vende me nje demokraci te konsoliduar qe funksionon edhe ne kriza politike. Duke ju referuar nje procesi te rregullt zgjedhor ne Kosove por dhe krizes poltike aktuale ne vend, si dhe zgjedhjeve te ardhshme locale dy ministart  Arben Imami dhe ai i Forces se Sigurise se Kosoves, Agim Ceku u shprehen se gjithcka arrihet nepermjet formave demokratike.

“Asnjehere Ballkani nuk ka qene me i qendrueshem. Zgjedhjet ne kosove nga deshmiuan se krizat poltike zgjidhen me mjete demokratike. pritet qe tanui te mbahen zgjedhjet ne shqiperi dhe insti i zgjedhjeve eshte fondamental per nje demokraci”, tha ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami.

I pyetur rreth situates ne Kosove, ministri Ceku tha se vullneti politik duhet te drejtohet gjithnje drejt stabilitetit. “Jam i bindur se koha per lufte ka kaluar. Vullneti piokitik per stabilitet. Jemi ne nje proces integrimi dhe prakusht eshte paqja dhe bashkejetes. Siguria eshte sfide per cdo shtet, ne kosove ka struktura te serbise ne disa zona qe kontrrollojne, ne disa perngohet ushtrimi i sovranitetit”, u shpreh Agim Ceku, ministër i MFSK-se.

Ceku vjen ne kete vizite zyrtare per here te pare si minister i Forces se Sigurise se Kosoves. Ai ka marr nga homologu i tij Arben Imami te gjithe mbeshtetjen per nje reformim te forcave ushtarke edhe ne anen nderkombetare.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›