E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa ortodokse, mblidhen besimtaret

Besimtaret ortodokse te qytetit dhe rrethit te Korces kane kremtuar dje Diten e Ujit te Bekuar. Banore te shumte te qytetit te Korces, edhe pse ne nje dite me reshje shiu, u mblodhen para Katedrales se qytetit ne pritje te hedhjes se kryqit dhe bekimit te ujit. Mitropoliti i Korces, imzot Johani, se bashku me klerike te tjere bekuan ujin dhe hodhen kryqin ne shatervanin para sheshit te Mitropolise. Per kete vit, kryqin e hedhur ne uje e nxori 25-vjecari Olger Lena nga qyteti i Korces. Ne shenje mbaresie, qytetare te shumte korcare mbushen uje te bekuar pas hedhjes se kryqit.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›