E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kequshqyerja po sjell femije me probleme

Sonila Isaku
Ushqimet e pasigurta duhet te ndalohen nga ligji, si edhe nga vete konsumatoret. Por pervec problemeve shendetesore kjo po sjell edhe probleme ne formimin e femijeve. Keshtu eshte shprehur ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili ka thene se shendeti publik po vuan pasoja me te renda se nje toksikim i thjeshte, per shkak te transformimit te semundjeve me te renda dhe te panjohura per shendetesine. Sipas Vasilit kjo ka lidhje me konsumimin e ushqimeve pak te sigurta.
Deklarata
Pasiguria ushqimore eshte bere nje problem i madh per mjekesine shqiptare. Sipas ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili kequshqyerja por edhe ushqimet e pasigurta po sjellin deformime te femijeve qe ne lindje, si dhe probleme shendetesore tek kjo kategori. "Ne pikepamje te shendetit publik ky fenomen merr nje rendesi dhe perparesi te dores se pare, sepse pasojat ne te cilat vuan shendeti publik nga mungesa e sigurise ushqimore nuk jane thjesht dhe vetem ato qe jemi mesuar t'i konsiderojme toksikacionet banale. Tashme po perballemi me transformimin e tyre ne patologji qe vazhdojne te jene gjithnje e me te paqarta na ben te shikojme ceshtjen e sigurise se produkteve ushqimore me sy tjeter dhe vemendje me te madhe", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, klinicistet tashme po perballen me patologji te ndryshme te cilet nuk jane hasur me pare por edhe me forma te vjetra te cilet ishin zhdukur prej kohesh por qe jane rikthyer perseri. Duke pare te gjithe keto probleme, Vasili ka kerkuar qe te kete nje vemendje me te madhe per produktet ushqimore cilesine natyrore te tyre.
Masat
Nje ligj i cili te siguroje nje ushqim te sigurt, eshte hapi i pare qe duhet te ndermerret. Kjo ka qene nje nder masat kryesore qe kane propozuar drejtuesit e shendetesise. Nderkohe qe Instituti i Shendetit Publik ka pohuar se do te kete trajnime per mjeket dhe stafin mjekesor, me metodat me te fundit pers i perket kesaj fushe. "Duhet te pranojme qe ushqyerja e shendetshme dhe e sigurt, eshte multidisiplinare nuk mund te kryhet vetem brenda territorit te shendetesise. Ne kete kuader, ISHP do te jete i angazhuar dhe do te mbetet nje katalizator i rendesishem ne kete fushe duke perfshire elementet te trajtimit te diagnozes, te organizimit te seminare nderdisiplinore dhe futjes se metodologjive te reja" eshte shprehur drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij cilesia e jeteses duhet te jete e larte ne menyre qe te kete edhe shendet te mire, ne menyre qe trajtimi mjekesor te mos hyje ne kete fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›