E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: 8 ministri, pa paguar taksat

Bashkia e Tiranes ka denoncuar edhe 8 institucione, pikerisht ministrite te cilet nuk kane paguar taksat dhe detyrimet per pushtetin vendor. Ky reagim i bashkise se Tiranes, ka ardhur menjehere pas denoncimit te pak diteve me pare, ku denoncuan 16 anetare te qeverise, si ministra e zv/ministra, te cilet gjate ketij viti nuk kane paguar detyrimet ndaj pushtetit vendor.
Denoncimi
Nje tjeter liste eshte publikuar nga bashkia e Tiranes, per institucionet qe rezultojne te jane debitore ndaj saj. Jane 8 ministri te cilat nuk kane shlyer detyrimet e tyre per taksat dhe tatimet. "Deshirojme te denoncojme publikisht nje numer institucionesh qe jane debitore ndaj bashkise se Tiranes, duke mos paguar detyrimet e tyre per taksat dhe tatimet. Lista eshte e gjate, po permendim disa prej tyre, Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve bashke me institucionet e saj te varesise, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Ministria e Arsimit dhe e Shkences me institucionet e saj te varesise, Ministria e Mbrojtjes me institucionet e saj te varesise, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, Ministria e Shendetesise dhe institucioneve te saj te varesise", theksoi Joana Bushi zedhenese e bashkise se Tiranes. Sipas saj, qytetaret e Tiranes, te cilet ne menyre te rregullt paguajne detyrimet e tyre prane bashkise, duhet te informohen se parate e tyre pastrojne, mirembajne dhe gjelberojne sot edhe institucionet qeveritare, perfshire ketu edhe godinat e ministrive, te cilat nuk paguajne taksat dhe tarifat perkatese vendore.
Deklarata
Deklarata e djeshme e bashkise se Tiranes, ka pasur per qellim qe te kujtoje funksionaret e shtetit si dhe drejtuesve te institucioneve debitore, te paguajne borxhet publike ne menyre qe te Tirana te zhvillohet. "Tiranen evropiane mund ta ndertojme vetem nese te gjithe jemi te pergjegjshem dhe kjo pergjegjesi duhet te filloje ne radhe te pare nga funksionaret e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve qeveritare, te cilet fatkeqesisht shumicen e orarit zyrtar te punes e shfrytezojne duke shpifur e trilluar ne kurriz te bashkise se Tiranes", thuhet ne deklaraten e bashkise se kryeqytetit. Sipas saj, te ardhurat qe realizohen nga tatimet investohen per qytetin ne funksion te qytetareve.
Bashkise, borxhe edhe 16 anetare te qeverise
Pak dite me pare bashkia e Tiranes, ka nxjerre edhe emrat e 16 anetareve te qeverise te cilet nuk kishin paguar taksat vendore. Kane qene 6 ministra dhe 10 zevendesministra te cilet nuk kishin paguar taksat vendore. Ne listen e ministrave te cilet nuk kane paguar taksat vendore, pergjithesisht jane ministra te cilet kete vit kane marre detyren sic eshte ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Nderkohe qe jane edhe dy ministra te tjere si Olldashi, Basha dhe Nishani dhe emrat e zv/ministrave, nje pjese e tyre jane te rinj, te emeruar pas kabinetit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Por ka edhe zv/ministra te tjere dhe kryesisht femra sic jane Edit Harxhi zv/ministre e Jashtme, Iva Zajmi zv/ministre e Brendshme, Zana Xhuka zv/ministre e Mbrojtjes dhe Jorida Tabaku zv/ministre e Integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›