Projekti fillestar i financave per TVSH-ne
Sipas nje projekti te Ministrise se Financave, i cili nuk eshte pranuar nga kryeministri, kufiri i xhiros qe klasifikon bizneset si te medha do te pergjysmohej nga 8 milione leke ne vit qe eshte aktualisht, ne 4 milione leke. Kjo mase do te thote qe te klasifikoje ne pagesen e TVSH nje pjese te madhe te biznesit te vogel, por qe arrijne te realizoje nje xhiro vjetore prej rreth 4 milione lekesh. Vec ketij hapi Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve eshte perfshire ne nje proces riklasifikimi te te gjitha bizneseve. Sipas kontrollove te ushtruara se fundmi, rezulton se rreth 3.500 biznese te deklaruara si te vogla bejne me shume se 8 milione leke xhiro ne vit, nderkohe qe ne bilancet e tyre per tatimet kane raportuar me pak se kaq. Zyrtaret e tatimeve kane bere me dije se statusi i tyre do te ndryshoje qysh ne fillim te vitit qe vjen. Sipas vleresimeve me te fundit ekonomia informale ne Shqiperi eshte 30 per qind. Ne keto kushte shume biznese nuk deklarojne xhirot e verteta ne tatime per efekt te pageses se taksave, ndaj dhe top-VIP-at te raportuara nga tatimet, me shume vleresohen si me korrektet sesa me te medhenjte. Vleresimet e eksperteve te tatimeve bejne me dije se sektori me fitimprures dhe me ndikim ne rritjen ekonomike kane qene kompanite celulare dhe ndertimi. Por sipas shifrave te raportuara ne tatime asnje nga bizneset e ndertimit nuk ben pjese tek 10 kompanite me te medha. Nje renditje me te qarte mund ta jepnin tregjet e kapitaleve. Por ne Shqiperi nuk ka burse dhe ne kete menyre, te interesuarit nuk mund te njoftohen dhe informohen se kush nga kompanite ka rritjen me te shpejte.