Liverpool dhe Zenit blindojne trajneret

Trajnere te sigurt edhe per te pakten nje sezon tjeter. Liverpool dhe Zenit kane “blinduar” tekniket e tyre, duke preferuar ta vazhdojne rrugen me drejtuesit aktuale.
“The Reds” kane bere me dije se do te nisin bisedimet per zgjatjen e kontrates me Rafa Benitez, kontrata aktuale e te cilit skadon ne vitin 2010. Konfirmimi vjen nje vit pas deklaratave te hidhura te pronarit Tom Hicks, sipas te cilit, Benitez mund te largohej.
Ne faqen zyrtare te klubit ne internet, Benitez e ka cilesuar kete lajm si “nje shenje te mire”, duke theksuar, “Une dua te qendroj”.
E njejta situate paraqitet edhe ne kampin e Zenit Shen Peterburg, ku tekniku holandez Dick Advocaat e ka zgjatur kontraten deri ne fundin e vitit 2009. Lajmin e ben te ditur shoqeria ruse duke mos dhene detaje ekonomike per mbylljen e marreveshjes.
61 vjecari Advocaat ndodhet ne krye te Zenitit qe prej qershorit 2006 dhe ne drejtimin e tij, skuadra fitoi Kupen UEFA dhe superkupen e Europes.