Kastrati: “Arena, e mallkuar për mua!”

Bekim Kastrati, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, tashmë në radhët e Fortuna Dyseldorfit në kampionatin gjerman të Ligës Rajonale të ndihet përherë e më i shqetësuar për formën e tij. Kosovari pas ndeshjes së humbur në shtëpi me Union Berlin me e pranon edhe vetë krizën e tij. "Unë po përpiqem në maksimum që të shënoj, por sfera nuk më bindet", - thotë sulmuesi ka shënuar vetëm 2 gola në 15 takime. "Ndoshta është Arena (stadiumi) për mua e mallkuar", -shton i zhgënjyer Kastrati, teksa qëndron në shkallaren e bankinës së Fortunës. Deri tani Kastrati – i ardhur me shpresa të mëdha nga Eintrahti Braunshvajg te Dyseldorfi – ka shënuar vetëm dy herë për ekipin e tij të ri, në barazimin 2-2 me Oberhauzenin. Edhe në ndeshjen kundër Union Berlinit sulmuesi humbi dy raste 100 për qind të pastra, teksa shqiptari nuk e fshehu zemërimin me veten e tij. "Unë nuk jam tipi që tërhiqet, që dëshiron të fshihet, mua më pëlqen në mënyrë të vecantë të luftoj dhe të bëjë përpara, këtë dua të arrij. Nuk më pëlqen të flas, por të bëjë vepra në fushë", - i pohoi Kastrati një shoku të tij në presion e sipër. "Ne ishim më të vërtetë budallenj, u dhuruam tri pikë (kundërshtarëve). Shanse patëm mjaft", - psherëtin Bekimi dhe jep alarmin. "Po bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë kjo ligë derri, prandaj është e rëndësishme të marrim pikë në Esen". Mundësisht me një gol të Kastratit, shkruan express.de.