E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: “Pato është Ronaldo i ri”

Pato konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të rinj të Brazilit në këto vitet e fundit. Sulmuesi nënshkroi për Milanin verën e kaluar dhe mezi pret të mbushë moshën 18 vjec që transferta e tij të konsiderohet legale dhe të luajë në Ligën e Kampioneve duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm. "Nese do të keni durim, brenda dy vitesh ju do të shijoni shkëlqimin e një fenomeni të ri", - u tha Abeu Praga, ish-trajneri i Patos te klubi brazilian Internacional Porto Alegre, drejtuesve të Milanit. Padroni i Milanit, Berluskoni buzëqesh: "Në Brazil të gjithë janë të cmendur për xhevahirin që bleu Milani". "Pato është njëlloj si Ronaldo në fillimet e tij", - thotë trajneri i Brazilit, Dunga. "Ai ka të njëjtën shpejtësi dh të njëjtën nuhatje për golin. Ndoshta do të ishte më mirë të mos kalonte direkt në klube të mëdha, por të ndiqte rrugën që bënë Ronaldo te PSV Eindhoven dhe Ronaldinjo të Paris Sën Zhermeni".
Megithë shkëlqim mediatik, Dunga paralajmëroi Milanin të mos priste "fishekzjarre" të menjëhershme nga Pato. "Ai është shumë i ri. Ai mund të binte në një situatë të turbullt, nëse fansat e Milanit do ta shihnin atë si një lojtar thelbësor, ashtu sic panë Kakanë kur ai erdhi për herë të parë", - tha kampioni i botës të vitit 1994. "Kaka kur erdhi në Itali kishte luajtur disa kampionate të rëndësishme me Sao Paolon. Pato nuk ka luajtur shumë ndeshje. Për këtë arsye duhet pritur prej tij dhe të mbrohet. Lojtarë me eksperiencë te Milani, si Maldini, Emerson e Kafu duhet të luajnë një rol thelbësor te ai".
Një kampion i vjetër si Tostao shton: "Pato është Pato. Ka dicka nga të gjithë golashënuesit e mëdhenj brazilianë. Ka shpejtësinë dhe sensin e golit të Ronaldos, driblimin e Karekës dhe aftësinë e në lojën ajrore të Jardelit. Por ka dhe personalitetin e Romarios dhe edukatën e Kakasë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›