E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna fanse e Rita Orës

LOS ANGELES-Rihanna duket se është fanse e këngetares me origjine shqiptare Rita Ora. Paparacët e fotografuan Rihanën duke i dhënë një puthje në faqe Ria Orës e cila aktualisht ndodhet në vendin e parë në hit paradën e Britanisë së Madhe me këngën, RIP. Sipas gazetës ‘The Sun’, kjo fotografi u realizua kur Rihanna dhe Rita Ora ishin të pranishme në festën e Jay Z në Londër.

Shumë herë fansat e kanë krahasur Rita Orën me Rihanën, por duket se ato të dyja nuk e vrasin mendjen për këtë.
Rita Ora është vënë në shënjestër të paparacëve angleze të cilet e fotografuan pak dite me pare duke darkuar me te dashurin e saj Rob Kardashian dhe motrën e tij Kim Kardashian.

Ndërsa Rob Kardashian ka thënë për ‘The Sun’ se Rita është gjëja më e bukur që ka parë në jetën e tij.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto të këngëtarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›