E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni, rikthim ne identitet Luljeta Ndoka

Situata alarmante e liqenit Artificial, pritet te normalizohet se shpejti. Menjehere, sapo filloi "degradimi" i tij me ngordhjen e peshqve dhe gjallesave te tjera, apo filloi renia e nivelit te liqenit Artificial, bashkia e Tiranes nuk ka vonuar te ngreje nje grup pune per te gjetur zgjidhjen emergjente. Keshtu, nenkryetari i ketij institucioni, Edmond Panariti, ishte dje ne mjediset e "Mushkerise se gjelber" te kryeqytetit, ku ka folur per nderhyrjet qe do te behen se afermi per normalizimin e situates.

Masat

Tri do te jene masat qe do te ndermarre bashkia e Tiranes per te shmangur degradimin e metejshem te liqenit Artificial, i cili po vjen si pasoje e nje indiference te mbartur nga ana e administrates se meparshme te bashkise. Panariti, i cili ishte dje prane liqenit, se bashku me grupin e punes qe ka ngritur bashkia tha se situata eshte e trasheguar, megjithate po merren te gjitha masat per normalizimin e gjendjes. Keshtu, sipas tij, do te nderhyhet ne tre drejtime: Ndalimi i shkarkimit te ujerave te zeza ne Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes se inerteve nga firmat e ndertimit, qe ushtrojne aktivitetin ne ate zone; si dhe ne afatgjate, dhe nisja e punes per aktivizuar kanalin qe e lidh liqenin Artificial me ate te Farkes, gje qe mundeson ekuilibrin hidrik dhe mosrenien e nivelit te ujit. "Problemet e liqenit te Tiranes dhe ekosistemit te tij jane probleme te vjetra dhe te mbartura prej shume vitesh. Ka ardhur koha qe keto probleme duhen ballafaquar energjikisht",- tha Panariti.

Problemet

Sipas Panaritit, problemi i pare eshte i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkeputur furnizimin e tij nga liqeni i Farkes. "Ne kemi ndermarre nje plan studimi, per te bere c'eshte e mundur qe kjo lidhje me liqenin e Farkes te rivendoset, sepse ne kete menyre, ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni dhe ben te mundur gjallerimin e jetes, pasi jeta ujore e liqenit eshte pothuajse inekzistente",- tha Panariti. Nga ana tjeter, ai tha se problem madhor, eshte ndalimi kategorik i mbartjes se liqenit me inerte dhe mbetje te ngurta, gje qe per fat te keq, po ndodh edhe keto dite. "Ne i kemi derguar nje mesazh shume te qarte firmave te ndertimit, qe ta ndalin menjehere kete praktike shkaterruese per kete ekosistem, perndryshe do te perballen me sanksione te forta ligjore",- tha ai. Nje problem tjeter shume i rendesishem, qe ka te beje po keshtu me ruajtjen e bilancit hidrik te liqenit, eshte edhe administrimi korrekt i diges se liqenit, gje e cila do te behet nga bashkia e Tiranes. "Ka qene nje problem i mbajtur pezull, sepse eshte akoma ne nje proces gjyqesor, por ne, se shpejti do ta marrim ne administrim dhe do te bejme investimet e mundshme",- siguroi nenkryetari i bashkise se Tiranes. Ndersa, mjaft shqetesues, eshte gjithashtu, shkarkimi i ujerave te zeza. "Te gjithe lokalet, bizneset qe operojne, te gjithe apartamentet e banimit qe operojne rreth e rrotull liqenit, kane marre nje mesazh te qarte, qe brenda nje kohe te shkurter, nje periudhe dyjavore, te nderpresin kategorikisht shkarkimet e ujerave te zeza ne liqen, gje e cila ka cuar edhe ne asgjesimin e jetes ujore te liqenit, te cilen ne nuk do ta lejojme",- u shpreh Panariti.

Trafiku: Qytetareve do t'u rikthehet "mushkeria e gjelber"

Sipas Panaritit, nje tjeter problem, shume i rendesishem, eshte edhe disiplinimi i trafikut. "Nuk do te lejohet absolutisht asnje automjet privat, qofte edhe automjet sherbimi, per te qarkulluar ne zonen e kembesoreve, pervec automjeteve te autorizuara, me orare te kufizuara. Cdo shkelje do te denohet rreptesisht. Qytetari i Tiranes ka te drejte te kaloje fund-javen, apo edhe ditet e javes, ne zonen e kembesoreve, e cila eshte ne sherbim te tij dhe qe do i sherbeje natyrisht te gjithe banoreve te kryeqytetit", - tha Panariti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›