E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Jo kushte per integrimin ne BE Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi dje nga opozita qe te bashkepunoje per reformat dhe te mos vendose kushte per integrimin evropian. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Korces, me rastin e 7-vjetorit te themelimit te deges se LSI-se, Meta ka theksuar se shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur. "I kemi te qarta te 12 prioritetet dhe rekomandimet, apo mund t'i quajme edhe kushtet apo standardet e Bashkimit Evropian. Keto angazhime kerkojne nje pergjegjshmeri edhe me te madhe nga te gjithe, dhe ne radhe te pare nga vete opozita. Nuk mund t'i veme njeri-tjetrit kushte mbi kushtet per nje proces, i cili eshte interesi kombetar i te gjithe shqiptareve",- tha dje Meta. Duke ju referuar paktit prej 10 pikash te kryetarit te Partise Socialiste, Meta ka shtuar se kerkohet me shume pergjegjshmeri nga ana e opozites per te kryer detyrat e saj. Kreu i LSI-se ka shtuar se koha deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet te shfrytezohet per fushate akuzash. Ai u shpreh se ne keto momente, klasa politike duhet te kete shqetesim me te madh reformat. "Nuk eshte koha tani per te akuzuar njeri-tjetrin dhe per te faturuar fajesine apo pergjegjesine e njeri apo tjetrit, se kjo nuk i ndihmon shqiptaret, nuk i ndihmon as socialistet apo demokratet dhe as te gjithe ata, te cilet nuk jane te angazhuar ne forca te tjera politika. Tani eshte koha per te plotesuar standardet qe kerkon BE",- tha ai. Meta ka theksuar edhe nje here qendrimin e LSI-se, per arritjen e nje marreveshje te gjere mes paleve, e cila do te kete si synim kryesor procesin integrues. "Jemi ketu per te treguar pikerisht qe te mos vonohemi edhe me, per te fituar statusin e vendit kandidat ne BE. Kemi apeluar prej muajsh per nje Pakt Kombetar per integrimin",- tha ai. Nje pjese te rendesishme te fjales se tij, Meta ja kushtoi LSI-se dhe sfidave te kesaj force politike. Ai ka theksuar se ne cdo fushate elektorale eshte synuar eliminimi i saj si parti. "Ju e dini shume mire se sa perpjekje na u bene per ta shkaterruar kete force politike qe nga "Dushku i 2005", qe nga Kodi Zgjedhor me te cilin e bene zgjedhjet e vitit 2009, e keshtu me radhe. Por LSI-ja, ja ku eshte edhe pas 7 vitesh",- tha Meta. Mbijetesa e kesaj force politike, sipas Metes eshte tek fakti se LSI-ja ka sjelle emancipimin e klases politike. "LSI-ja eshte nje force, e cila synon te emancipoje politiken shqiptare, e cila synon t'i perqendroje te gjitha energjite e saj, por edhe te politikes shqiptare, drejt zgjidhjeve dhe jo drejt konflikteve dhe sherrnajave te vjetra",- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›