Lirak Çelaj më shumë mundësi

Lirak Çelaj i ka sigurar votat për kryetar të degës së Prishtinës për Partinë Demokratike.
Sipas burimeve të Indeksonline, mbledhja do të mbahet gjatë javës kurse deri tash Çelajt 19 anëtarë të kryesisë i kanë premtuar se do ta votojnë.
Zgjedhja e kryetarit të degë ishin paralajmëruar që të mbaheshin sot. Anëtari i kryesisë së Prishtinës për PDK-në Edi Sejdiu, ka thënë se zgjedhjet nuk po mbahen.
"Zgjedhjet nuk po mbahen sot, janë shtyrë. Ato do të mbahen gjatë javës ose javën tjetër", ka thënë ai.
Sipas po të njëjtit burim, gjashtë janë kundër tij, kurse dy të tjerë nuk janë përcaktuar.
Në garën e PDK-së për Prishtinën janë paralajmëruar disa kandidatë. Prej tyre edhe Shemsi Veseli, Memli Krasniqi./Indeksonline/