E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha: Artistet shqiptare jane aristokratet e shpirtit te kombit Izaura Ndoj

Me rastin e Festes se Gruas, Zj. Liri Berisha, bashkeshortja e Kryeministrit te Shqiperise, organizoi dje ne Galerine Kombetare te Arteve nje aktivitet kushtuar rolit dhe kontributit te gruas ne kinematografine shqiptare. Te ftuar ne kete aktivitet ishin kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, bashkeshortja e kryeministrit te Kosoves, Lumnije Thaci, gra te klubit diplomatik "Mireserdhet ne Tirane", si dhe aktore te kinematografise shqiptare nder vite. "Ky 8 Mars - tha ne fillim te fjales se saj znj. Liri Berisha - eshte i vecante, pasi korrespondon edhe me 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Duke ju drejtuar aktoreve prezent ne salle, znj Berisha shprehu: - "Ju, artistet, jeni aristokratet e shpirtit te nje vendi. Meritoni respekt, dashuri e mirenjohje pa fund. Me rolet dhe personazhet, me perkushtimin tuaj, ju percollet shume vlera duke u bere modeli i gruas guximtare e perparimtare qe theu tabu e barriera te kohes, duke u bere pjesa me aktive e emancipimit dhe zhvillimit te Shqiperise". Nderkohe, gjate ketij aktiviteti 30 aktore te njohura, 7 prej te cilave nuk jetojne me, qe kane lene gjurme me artin dhe interpretimin e tyre ne kinematografi, u nderuan ne kete 8 Mars, nepermjet transmetimit te nje reportazhi filmik me pjese te zgjedhura nga rolet e tyre me te spikatura, duke filluar qe nga viti 1953 e deri ne ditet e sotme, prodhim i Arkivit Qendror Shqiptar te filmit. Me nje nderim te vecante, znj. Berisha i dedikoi 23 aktoreve te ftuara ne kete aktivitet, nga nje mirenjohje te vecante, te pergatitur enkas ne menyre te personalizuar per secilen prej tyre. Nje gur xhami te skalitur me foton e profilit me te mire aktoresk nder vite, nje liber, nje telefon per te mbajtur gjalle komunikimin mes tyre dhe nje buqete me lule - ishin keto simbolika e mirenjohjes perkushtuar nga znj. Berisha per te gjitha aktoret e mirenjohura. "Tek shikoja kolazhin e pergatitur nga Drejtoria e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit, - vijoi ne fjalen e saj znj. Berisha - ndjeva nostalgji, borxh, dhimbje e krenari, respekt, dashuri e mirenjohje per ate plejade te artisteve qe sot nuk jetojne si: Vitore Nino, Violeta Manushi, Marta Burka, Marie Logoreci, Esma Agolli, Dhorke Orgocka, Liza Vorfi". Per aktoret e lartpermendura u mbajt 1 minute heshtje ne nderim te kontributit te tyre te pacmuar ne kinematografine shqiptare. Te emocionuara dhe te prekura nga mirenjohja dhe vleresimi i znj. Berisha ne kete 8 Mars, aktoret e mirenjohura Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Tinka Kuri, Roza Anagnosti, Liza Laska, Hajrie Rondo etj., recituan vargje dedikuar nenes, gruas, dhe respektit ndaj vlerave jetesore qe ato percjellin. "Jam shume e prekur dhe emocionuar nga mirenjohja qe mu dedikua ne kete 8 Mars", - pohoi Drita Pelingu mes emocioneve. Ndersa, ikona Tinka Kurti tha: "Faleminderit per respektin dhe mirenjohjen se na emocionuat pa mase. Sot dua te recitoj nje poezi per nenen e madhe, Nene Terezen". Nderkohe, Hajrie Rondo, Roza Anagnosti dhe Margarita Xhepa mes emocioneve shprehen nderimin per portretizimin qe iu be seciles prej aktoreve me fjale te arta.

Aktore te nderuara me mirenjohje te vecante nga znj. Liri Berisha me rastin e festes se 8 Marsit:

* Besa Imami

* Margarita Xhepa

* Roza Anagnosti

* Tinka Kurti

* Drita Pelingu

* Edi Luarasi

* Drita Haxhiraj

* Melpomeni Cobani

* Marika Kallamata

* Mimika Luci

* Liza Laska

* Palvina Mani

* Yllka Mujo

* Antoneta Papapavli

* Elida Janushi

* Hajrie Rondo

* Rajmonda Bulku

* Marjeta Larja

* Elvira Diamanti

* Etleva Alikaj

* Matilda Makoci

* Luiza Xhuvani

* Anila Bisha

Nderim per aktoret e ekranit shqiptar ne Teatrin Kombetar te Komedise

Sot, ora 12:00, me rastin e festes se gruas, si dhe ne kuader te festimeve te 100-vjetorit te shtetit shqiptar, ne sallen e Teatrit Kombetar te Komedise, nderohen aktoret shqiptare dhe kontributi i tyre ne kinematografi. Me pjesemarrjen e aktoreve: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti etj., vjen kolazhi me rolet me te spikatura te aktoreve femra qe kane lene gjurme ne kinemane shqiptare, ne kete art qe per 60 vjet rresht na ka identifikuar si shtet e si komb ne bote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›