E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, canta shume perdorimshe ne vend te qeseve Sonila Isaku



Rikthehen cantat, trastat duket se do te rikthehen serish pas vendimit me te fundit te marre nga qeveria, i cili parashikon norma dhe standarde te reja per ambalazhet. Duket se me kete vendim qytetaret dhe konsumatoret do t'i rikthehen edhe nje here cantave, te cilat perdoreshin vite me pare per blerje. Por, keto canta shume perdorimshe sot perdoren edhe ne shume shtete te Bashkimit Europian. Vendimi, i cili ka marre "Ok" nga Keshilli i Ministrave, detyron te gjitha firmat, te cilet prodhojne dhe riciklojne ambalazhet duhet qe t'iu nenshtrohen nje sere standardeve per lenden qe perdorin, nderkohe qe duke filluar nga shtatori i ketij viti do te ndalohet prodhimi dhe hedhja ne treg, si dhe importimi i qeseve plastike te pabiodegradueshme nga te gjithe operatoret ekonomike. Po keshtu mbas kesaj dates 1 janar 2013, ndalohen perdorimi dhe tregtimi i qeskave plastike te pabiodegradueshme nga te gjitha njesite tregtare si dhe transporti i mbetjeve te ambalazheve me mjetet qe transportojne mbetje organike te perziera shtepiake/bashkiake. Sipas specialisteve te mjedisit, te gjitha keto masa jane marre per arsye te mbrojtjes se mjedisit, si dhe shendetit te popullates. "Qellimi i ketij vendimi eshte mbrojtja, ruajtja dhe permiresimi i cilesise se mjedisit dhe shendetit te njeriut permes minimizimit te ndikimeve negative nga ambalazhet dhe mbetjet e tyre. Ky vendim synon te parandaloje mbetjet nga gjenerimi i ambalazheve, si dhe te nxite grumbullimin e diferencuar, riperdorimin, riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve nga ambalazhet, duke reduktuar sasite e tyre qe asgjesohen perfundimisht", - ka pohuar per gazeten "Koha Jone", Vladimir Bezhani, specialist ne Ministrine e Mjedisit. Sipas tij, ky vendim do te vendose rregulla per prodhimin e ambalazheve dhe menaxhimin e mbetjeve te tyre ne te gjitha fazat, si dhe te percaktoje subjektet pergjegjese per menaxhimin e tyre. Per sa i perket zbatimit te tij, ai do te shtrihet ne disa fusha. "Ky vendim zbatohet per te gjitha llojet e ambalazheve te hedhura ne treg ne Republiken e Shqiperise dhe per te gjitha mbetjet nga ambalazhet, te perdorura ose te hedhura nga subjektet shtepiake, bujqesore, industriale, si dhe nga sherbimet e tjera tregtare, perfshi edhe sektorin publik, pavaresisht nga lloji i materialit ambalazhues", - thuhet ne vendimin e djeshem te qeverise. Nderkohe qe ne vendim parashikohet edhe zvogelimi e sasise se mbetjeve te perftuara nga ambalazhet; parandalimin dhe pakesimin e materialeve perberese te ambalazhit te demshme per mjedisin si dhe shfrytezimi i ambalazhit duke e riperdorur, perpunuar, ricikluar dhe duke e rikuperuar ate. Per sa i perket parametrave, vendimi parashikon qe prodhuesit e ambalazheve, te materialeve te ambalazheve dhe te mallrave te ambalazhuara, me kusht qe shuma e niveleve te perqendrimit te plumbit, kadmiumit, merkurit ose kromit hekzavalent te jete i pranishem ne ambalazh apo pjese te ambalazhit ne sasine e percaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›