E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli lë në burg Bashon, Prokuroria: Organizoi vrasjen e bashkëshortes

TIRANË- Gjykata e Apelit vendosi sot të lere në burg, 38-vjeçarin Ilia Basho, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Eleni Basho, ne 2 shkurt.

Gjykata e Apelit rivlerësoi sot masën e arrestit ndaj Ilia Bashos, i akuzuar për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho.

Para treshes gjykuese, Prokuroria ka kërkuar që Basho të vijojë të mbetet në burg, pasi pretendon se ka prova ‘’gozhduese", të cilat vërtetojnë që ai është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni. Sipas Prokurorit Sokoli, rezulton se Ilia Basho është organizatori dhe jo ekzekutori. Në pretendimin e saj Prokuroria thekson se është shumë pranë kapjes vrasësit pasi ka përgjigje telefonike.

Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Edmond Goga vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, e cila dha masën ‘arrest me burg’ për 38-vjecarin, masë e cila u kundërshtua nga pala mbrojtëse, e cila paralajmëroi dhe apelimin saj.

Ngjarja
33-vjeçarja Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri pak metra larg banesës së saj në 2 shkurt 2012, në Shkozë Tiranë. Pas hetimeve të policisë së kryeqytetit, me 21 shkurt u ndalua bashkëshorti i viktimës Ilia Thanas Basho. Sipas policisë, provat dhe faktet e grumbulluara vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos.
vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›