E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat shtojne fitimet, pakesojne kredite me probleme Eglantina Nasi

Jo vetem qe kane pasur nje norme te konsiderueshme fitimi gjate muajve te vitit te kaluar, por kane mundur edhe qe te pakesojne kredite e keqija te akumuluara nder vite. Ky eshte bilanci pozitiv, me te cilin rezulton sektori bankar shqiptar ne teresine e tij pergjate vitit 2011. Ai konfirmohet ne nje raport te posacem te Shoqates se Bankave, sipas te cilit, shumica e bankave qe operojne ne vendin tone e kane mbyllur vitin 2011 me fitim. Konkretisht, thuhet se aktivet e sistemit bankar ne fund te kesaj periudhe, arriten ne 1.120 miliarde leke. Duke shenuar nje rritje vjetore prej 13.1 per qind, ose rreth 130 miliarde leke, e cila krahasuar me vitin e kaluar 2010, ka qene ne kuoten prej 11.8 per qind me shume. Ndersa ne lidhje me Prodhimin e Brendshem Bruto, keto aktive mesohet se kane zene nje nivel prej 85 per qind gjate vitit te kaluar, ndersa ne vitin pararendes, ai ka qene rreth 80 per qind. "Keto shifra, deshmojne per nje thellim te aktivitetit ndermjetesues te sektorit bankar dhe nje mbeshtetje me te madhe per ekonomine prej tij", - citojne ekspertet e Shoqates se Bankave lidhur me nje fakt te tille. Kurse sa i perket ndarjes se fitimit te bankave, ata pohojne se bankat me kapital grek kane pasur nje norme me te ulet te tij, sesa ato me kapital italian, turk etj. Madje nje banke greke qe operon ne Shqiperi, ka raportuar se ka dale me humbje gjate vitit te kaluar, se bashku me dy te tjera, te cilat kane bere te njejten deklarate. Nga ana tjeter, ekspertet pohojne se nje fakt pozitiv i aktivitetit bankar gjate viti te kaluar ka qene edhe ai i renies se nivelit te kredive te keqija. "Ritmet e rritjes se raportit te kredive me probleme kane qene ne renie, duke shenuar rritjen me te ulet prej 0.4 pike perqindjeje gjate tremujorit te fundit te vitit 2011", - pohojne ata. Duke komentuar lidhur me nje fakt te tille se "perkeqesimi i cilesise se portofolit te kredise ka bere qe bankat te jene me te kujdesshme ne perzgjedhjen e projekteve per financim". "Kredite me probleme arriten ne dhjetor ne 18.8 per qind, nivel ky i ndikuar jo vetem nga problematikat ne sektore te caktuar te ekonomise por dhe nga ngadalesimi i dukshem i ritmeve te rritjes se kredise ne 2-3 vitet e fundit", - citon raporti i lartpermendur i Shoqates se Bankave. Duke shtuar lidhur me kete, edhe faktin tjeter se raporti i mjaftueshmerise se kapitalit te bankave gjate vitit 2011, u rrit me 15.6 per qind ne fund te dhjetorit. "Kjo shifer eshte rritur me 15.4 per qind krahasuar me nje vit me pare, duke deshmuar per forcimin e kapitalizmit te sistemit bankar dhe duke konfirmuar stabilitetin e tij. Kujtojme se mjaftueshmeria e kapitalit prej 15.4 per qind eshte 3.6 pike perqindjeje siper minimumit te detyrueshem rregullator", perfundojne ekspertet bankare.

Bankat, me me shume filiale dhe sherbime

Aktiviteti bankar ne Shqiperi, ka treguar se eshte zgjeruar pergjate vitit 2011. E nje gje te tille e ka faktuar edhe shtimi i numrit te degeve e agjencive te tyre, te cilat aktualisht arrijne ne 552 te tilla, nga 548 qe ishin ne dhjetor te vitit 2010. Nderkaq, ekspertet e Shoqates se Bankave raportojne edhe nje "permiresim dhe rritje te infrastruktures financiare" te sistemit bankar gjate vitit te kaluar. Kjo, sipas tyre, eshte mundesuar permes vendosjes ne vend te 34 ATM-ve dhe 223 POS-eve te reja. "Perdorimi i kartave te kreditit dhe debitit eshte rritur pergjate vitit, ne pergjigje jo vetem te familjarizimit te publikut me lehtesirat ne perdorimin e tyre, por edhe si rezultat i politikave te bankave per uljen e kostove te mirembajtjes dhe perdorimit te kartave", - citojne ekspertet.

Bankat vijojne ta kreditojne biznesin

Financimi i sektorit privat vijon te mbetet nje nder fushat e preferuara te kreditimit qe ndjekin bankat shqiptare qe operojne ne vendin tone. Kete e tregon edhe raporti i fundit i Shoqates se Bankave, sipas te cilit, "portofoli i kredise se bankave u rrit me 15.3 per qind gjate vitit 2011 duke arritur ne 566 miliarde leke, dhe perben 51 per qind te aktiveve te sistemit". Ndersa saktesohet se tremujori i fundit i vitit u karakterizua nga nje perfshirje me e madhe e bankave ne, duke shenuar rritje te kredidhenies prej 4.4 per qind, rritja me e larte krahasuar me 3 tremujoret e tjere te vitit. Sikunder thuhet edhe se kredite per korporatat u rriten me 21.6 per qind. "Sektoret e bizneseve vendase me te kredituar te ekonomise jane sektori i sherbimeve edhe ai i industrise, te cilat jane edhe sektoret me ecuri me te mire gjate dy viteve te fundit", - citon raporti ne fjale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›