E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Mesuesit, nje mundesi per me shume bereqet Luljeta Ndoka



Kishin nje jave tek diskutonin se cfare dhurate do t'i benin mesueses se tyre te sapodiplomuar, e kur nje nxenese 12-vjecare kishte propozuar t'i blinin nje buqete te madhe me lule te llojllojshme, klasa kishte shperthyer ne te qeshura. "Jo moj, - po sikur te na thote qe ketu lulet i hane gomeret - si tek ai filmi". E, ata ishin gajasur akoma me shume. Vajza ishte prekur disi nga tonet tallese te shokeve dhe shoqeve te saj te klases, e megjithate kishte kuptuar se ata kane te drejte. "Nje tufe lule, nuk do t'i bente keq mesueses, por ama duhet t'i blejme ndonje gje tjeter, te bukur e te shtrenjte", - kishin argumentuar nxenesit e klases, pasi u kishte kaluar dallga e te qeshures. Ky episod ne forma te ndryshme ka ndodhur ne shume e shume klasa. Ndoshta jo ne te njejten mase, por ama nxenesit nuk e mohojne faktin se prej ditesh jane ne dilema per dhuraten qe do t'u bejne mesuesve. Ata jane mjaft te zgjuar. Thone se dine edhe te mos blejne gje, por vetem te dergojne nje lule, por kush i siguron ata qe mesuesja s'do t'i marre inat? Nxenes te shkollave te ndryshme, kane pohuar se cdo vit, mbledhin nga 5 mije leke dhe vendosin te blejne ndonje bizhuteri te shtrenjte, ndonje cante, madje puna ka shkuar deri aty, sa mesuesja t'ua sillte rrotull e rrotull se i ishte prishur mikrovala. Jo vetem kaq, por tekniku i kish thene qe nuk rregullohej me. E c'te benin nxenesit? "Sigurisht qe ia bleme", - thone ata, te cuditur nga pyetja. Ata shprehen se mesuesit nuk e kerkojne drejtperdrejt dhuraten, por ama pak dite para festes se 7 Marsit, e bejne nje gje te tille me stil. Dikush do nje cante, nje tjeter nje varese floriri, nje mesues tjeter nje pajisje modeste elektroshtepiake, e lloj-soj. Nxenesit pohojne se jo te gjithe i blejne mesuesve individualisht dhurata, por i mbledhin te gjithe bashke leket dhe vendosin per dhuraten. Nuk mundojne as rastet kur nxenesit nuk dine se c't'u blejne mesuesve dhe u japin para ne zarf. Por, ka edhe nga ata mesues, qe u paraprijne situatave te tilla dhe u thone qe nuk do te donin asgje. Dhuratat i pranon edhe mbreti, por ama nese nxenesit do te deshironin, mund t'u blinin thjesht nga nje lule. Me te privilegjuar jane ata, prinderit e te cileve kane nga nje biznes. Ne keto raste, te tille nxenes nuk ngurrojne t'u dergojne mesuesve ndonje shishe vere, shishe shampanje, panetone, ndonje veshje, apo sipas mundesive te tyre. Pavaresisht mundesive, nxenesit pohojne se nuk mund te shkojne duarbosh ne klase, ne diten e 7 Marsit.

Tafaj: Rreth 0,4 per qind e nxenesve braktisin arsimin e detyruar

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ishte dje ne shkollen e Kamzes "Ibrahim Rugova", me rastin e 125-vjetorit te hapjes se Mesonjetores se pare shqipe ne Korce. Pasi ka uruar mesuesit per festen e 7 Marsit, Tafaj ka deklaruar se arsimi ne Shqiperi ka arritur ne stade te larta, pasi vetem 0,4 per qind e nxenesve e kane braktisur arsimin e detyruar. Nga ana tjeter, sipas tij, mbi 91% e nxenesve qe mbarojne shkollat 9-vjecare, regjistrohen ne shkollat e mesme. Shqiperia ka sot numrin me te madh te studenteve sesa 7-8 vjet me pare. "Ne kemi vendosur ate objektiv qe ia kishim vene vetes, ku cdo nxenes qe mbaron arsimin 9-vjecar te filloje arsimin e mesem dhe se cdo maturant pas perfundimit te shkolles se mesme te kete mundesi te realizoje endrren e tij te bukur, te filloje arsimin e larte", - tha nder te tjera ministri Tafaj. Kjo, sipas kreut te MASH, eshte nje arritje e madhe e Shqiperise, eshte nje investim i madh qe ka bere familja shqiptare. Pas fjaleve pershendetese te ministrit Tafaj dhe kryebashkiakut Mziu, pjesemarresit e shumte ndoqen me interes te vecante koncertin festiv ne mjediset e gjimnazit "Ibrahim Rugova" Kamez, nje spektakel madheshtor ku u interpretuan me mjeshteri te rralle kenge, valle e poezi kushtuar kesaj dite te shenuar, si dhe 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›