E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha, Krishtlindje ne Shtepine e te Moshuarve

Festen e Krishtlindjeve, zonja Liri Berisha e ka kaluar se bashku me te moshuarit e Azilit te Pleqve ne Gjirokaster. Ne kuader te kesaj dite ajo ka zhvilluar nje vizite ne kete institucion. Ajo shoqerohej edhe nga deputetja e Parlamentit, Lejla Pernaska. Zonja Berisha gjate bashkebisedimit, qe ka zhvilluar me drejtoreshen e Shtepise te te Moshuarve, Vjollca Cekani dhe te moshuarit, eshte njohur nga afer me ecurine e punes ne kete institucion perkujdesjeje per moshen e trete, si dhe nevojat per ndihme qe ka ky azil. "Jemi sot bashke me ju ne kete dite Krishtlindjesh per t'iu gjendur sa me prane", iu eshte drejtuar zonja Berisha te moshuarve te Azilit, duke bashkebiseduar me pas me ta per problemet qe mund te ndeshin gjate jeteses se perditshme.
Gjate kesaj vizite "Fondacioni per Femijet Shqiptare ne Nevoje", i drejtuar prej saj, ka shperndare nje sere ndihmash ushqimore dhe ne veshmbathje per te moshuarit e Azilit te Pleqve ne Gjirokaster.
Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›