E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: "Shqiptaret festuan bashke"

Mesazhe urimi per te gjithe besimtaret e krishtere erdhen dje nga drejtues te larte te Partise Socialiste. Kryetarja e Grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj dhe kryetari i Asamblese Kombetare te kesaj partie, Gramoz Ruci, zhvilluan vizita ne selite e komuniteteve fetare ortodokse dhe katolike ne Tirane, ku uruan drejtuesit e ketyre komuniteteve fetare dhe te gjithe besimtaret e krishtere per kete dite te paqes dhe harmonise. "Ne kete dite te shenuar shpreh urimet me te mira per besimtaret ortodokse dhe katolike dhe per te gjithe shqiptaret. Shqiptaret i festojne bashke festat, pavaresisht perkatesise fetare. Ndaj gjej rastin t'i uroj te gjithe kudo qe jane: Shendet, Gezim, Paqe e Harmoni, per te cilen Shqiperia ka nevoje", vleresuan perfaqesuesit e PS-se, pas vizitave te zhvilluara ne keto komunitete me rastin e Krishtlindjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›