E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: "Harmonia, nje vlere unike"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, uroi dje te gjithe shqiptaret qe viti i ardhshem te jete me i lumtur se ky vit. Ne vizitat e kryera ne Kishen Ortodokse, por edhe ne ate Katolike, me rastin e Krishtlindjeve, Kryetarja e Kuvendit uroi te gjithe besimtaret per kete dite te shenjte te lindjes se Krishtit. Topalli vleresoi harmonine fetare si nje nga vlerat e jashtezakonshme dhe unike te vendit tone. "I uroj kete feste te gjithe besimtareve te krishtere, por edhe te gjithe shqiptareve. Eshte nje dite shume e bukur qe sjell shume lumturi, ne menyre te vecante te femijet, ne familje, sepse eshte dita e lindjes, dita e shpreses. Besoj se 2007-a ka qene nje vit me i lumtur se nje vit me pare dhe uroj qe 2008-a te jete edhe me i bukur se 2007-a. Gezuar te gjitheve", tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas takimeve me personalitetet fetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›