E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika te ule "armet"

Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi kerkoi dje, me rastin e festes se Krishtlindjeve, me shume dialog e bashkepunim mes forcave politike, si dhe angazhim me te madh te tyre te nevojat e shoqerise. Ne viziten e bere ne Seline e Kishes Ortodokse, kreu i shtetit shqiptar, pasi uroi te gjithe besimtaret "Gezuar Krishtlindjen", gjeti vendin per te bere thirrje per me shume dialog e besim mes paleve. "Gezuar festen per kete dite te madhe te miresise, te paqes, por edhe te rikthimit te besimi, te besimi te vetvetja, besimi te tjetri per te krijuar klimen e dialogut dhe besoj ajo qe eshte me e rendesishmja per te mos u marre vetem me veten politikanet, por per te pare edhe pertej tyre, te njerezit, qe jane realisht ne nevoje", tha Topi. Urimi i Presidentit iu drejtua forcave politike qe ne kete fundviti gjenden me te percara se kurre per reformat kryesore, si ajo zgjedhore dhe ne sistemin e drejtesise. Por, edhe per projektligje te rendesishme qe do te votohen diten e sotme ne Kuvend, si ai per "Akademine e Shkencave", "Tatimin mbi Vleren e Shtuar" apo "Akcizat".
Kreu i shtetit vleresoi harmonine e plote fetare qe ekziston ne vendin tone, si nje tradite qe po forcohet gjithnje e me shume. "Shqiptaret e kane kenaqesi kur festojne festat e njeri-tjetrit, sepse jane ne harmoni te plote fetare dhe jo thjesht si nje moment tradicional, por eshte nje moment, i cili po forcohet cdo dite dhe ky eshte momenti me i bukur. Ju uroj dhe juve te gjitheve", theksoi Presidenti. Topi zhvilloi nje takim me Kryepeshkopin, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos. Me pas, Presidenti vizitoi dhe seline e Kishes Katolike, si dhe takoi Arqipeshkvin, Imzot Rrok Mirdita, ku uroi dhe gjithe besimtaret katolike. Edhe ne kete takim, kreu i shtetit nuk mundi te shmange politiken, qe te kthejne vemendjen ndaj njerezve dhe problemeve qe kane, per te mos u marre gjithnje me njeri-tjetrin.
"Deshiroj gjithashtu te jap nje mesazh ne menyre te vecante per te gjithe politikanet, te cilet duhet te dine te qe mos merren shume me njeri-tjetrin, por duhet te punojne ne funksion te njerezve qe jane ne hall, ne nevoje, pasi, sikurse dhe ju e dini, edhe ne Shqiperi nuk mungojne njerezit qe jane ne hall e ne nevoje", nenvizoi Presidenti. Kreu i shtetit, i shoqeruar nga familja e tij, percolli urimet me te ngrohta dhe te perzemerta te gjithe besimtareve ne diten e shenuar, duke theksuar se secili duhet te reflektoje per te ndertuar ura bashkepunimi per nje te ardhme me te mire, me te sigurt, me paqesore ne te gjitha ambientet.
Apeli
Diten e Krishtlindjeve, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kerkoi nga politika me shume konsensus e dialog. Kreu i shtetit u beri thirrje politikaneve qe te kthejne syte nga populli e te lene menjane debatet me njeri-tjetrin. Topi vuri ne dukje se jane njerezit, ata qe kane nevoje dhe politika duhet te punoje ne funksion te zgjidhjes se halleve te tyre.
Vizitat
I shoqeruar nga zonja e pare, Teuta Topi dhe dy vajzat e tij, Presidenti vizitoi dje me rastin e festes se Krishtlindjeve dy selite, ate te Kishes Ortodokse dhe te Kishes Katolike. Kreu i shtetit takoi si Kryepeshkopin Anastas Janullatos edhe Arqipeshkvin, Imzot Rrok Mirdita. Presidenti uroi te gjithe besimtaret per diten e shenuar, si dhe vleresoi harmonine fetare ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›