Berisha: "Partneritet me institucionet fetare"
Kryeministri Berisha uroi diten e djeshme te gjithe te krishteret ne vend, me rastin e festes se Krishtlindjeve. Kreu i qeverise vizitoi dje Katedralen e Shen Palit ne Tirane, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Imzot Rrok Mirdita. Po keshtu, Kryeministri vizitoi edhe Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos. Gjate ketyre vizitave pervec urimeve te rastit per festa te mbara, Berisha theksoi se qeveria duhet te gjeje format me te pershtatshme te bashkepunimit per te ndihmuar ne menyre me efikase keto komunitete dhe grupe te tjera, te cilat per arsye te ndryshme jane te skajuara ne shoqeri. Sipas tij, duhet te filloje nje partneritet dhe bashkepunim i ri me te gjitha institucionet fetare.