E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitari: Duan jeten time

Tirane- Petrit Brahja, deshmitari i vrasjes se Azem Hajdarit ka treguar dje se kane tentuar per ta vrare. Gjate procesit gjyqesor ku Petrit Brahja kerkon lirimin e tij nga burgu ka shpjeguar se dy ngjarjet qe i kishin ndodhur pas ekstradimit. "Pas ekstradimit, me nxoren jashte pa masa sigurie, kjo gje me habiti. Pas kesaj ngjarjeje me ka ardhur ne dhome nje punonjese, e cila me ka kapur nga kemba dhe me ka hedhur nga karroca mbrapsht me koke. Kam pasur disa carje, si dhe me ka rene gjak nga hunda e goja", ka shpjeguar dje i denuari Brahja.

Seanca

I ulur ne karroce paraplegjikesh, me skafander ne koke, i veshur me jelek antiplumbi, Brahja ka shpjeguar gjendjen e tij shendetesore. I denuari me 10 vjet burg me daten 30 mars te vitit 2004 nga Gjykata e Tropojes, per grabitjen e 500 milione lekeve, 39-vjecari ka shpjeguar se ne spitalin e burgut, ku edhe eshte duke qendruar pas ekstradimit te tij me 25 shkurt te ketij viti, nuk ka asnje prej medikamenteve te nevojshme per mjekimin e tij. Po ashtu avokati mbrojtes i Brahjes, Asaf Haderi, i ka bere me dije gjykatesit te ceshtjes Bujar Krasniqi, se klienti i tij eshte qelluar nga persona ende te paidentifikuar, ne vitin 2001, ku ka marre gjashte plumba, nje prej te cilave i kishte demtuar shtyllen kurrizore duke i shkaktuar nje paralize. Pavaresisht nderhyrjeve, mesohet se Brahja ne trupin e tij ka serish mbetje metali. Qe prej atij viti, sipas mbrojtesit, klienti i tij kishte marre mjekime ne Turqi dhe ne France, per disa vite me radhe. Ne shtetin francez i denuari Petrit Brahja ishte shtruar, duke pasur nje kujdes te vecante nga ana e mjekeve. Avokati Haderi theksoi se pas arrestimit te tij, ne interes te vendit tone, Prokurori i Republikes Franceze, kishte shpjeguar se i denuari nuk mund te rrije me mase sigurie, por duhet te kete nje kujdesje te vecante, per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Mbrojtja i theksoi gjykates, se klienti i tij ka nevoje per krevat qe leviz me telekomande, per karrige te rrotullueshme te posacme per te levizur, per punonjese sociale qe mund ta ndihmoje si ne veshjen e tij, deri ne nevojat personale. Pas renditjes te te gjitha problemeve, mbrojtja i ka kerkuar gjykates lirimin si dhe perjashtimin e te denuarit, nga pjesa tjeter e gjykimit.

Vendimi

Prokurorja Zamira Gjebelo, i ka kerkuar gjykates qe te shpallte moskompetencen e saj per gjykimin e kerkeses se te denuarit Petrit Brahja. Sipas akuzes eshte Gjykata e Tropojes, ajo qe duhet ta gjykoje kete ceshtjes, pasi 39-vjecari eshte denuar nga ajo gjykate. Nga ana tjeter mbrojtesi Haderi, ka shpjeguar se klienti i tij kishte transferuar gjendjen civile ne kryeqytet dhe ishte me e pershtatshme qe ta gjykonte Gjykata e Tiranes kerkesen. Pavaresisht pretendimeve te mbrojtjes, gjykata e ka deleguar dosjen per gjykim ne Gjykaten e Tropojes, duke shpallur moskompetencen e gjykimit.

Pretendimi

Petrit Brahja ka pretenduar dje se vuante nga semundje te pasherueshme, per kete duhet qe te merrte nje mjekim te posacem. Pervec kesaj ai ka treguar dje ne gjykate se ne Spitalin e Burgut nuk kishte asnje medikament.

Denimi

39 vjecari eshte denuar per grabitjen e bankes ne Bajram Curri, me daten 28 tetor te vitit 1998. Sipas vendimit te dhene nga Gjykata e Tropojes me daten 30 mars te vitit 2004, Brahja eshte denuar me 10 vjet burg ne mungese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›