E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vdes gjates punes nje shqiptar

KOZANE - Nje tjeter emigrant shqiptar ka humbur jeten duke punuar ne Greqi. 32- vjecar ka nderruar jete, duke hapur nje kanal. Emigranti, me origjine shqiptar, gjeti vdekjen si pasoje e shembjes se dheut ne mungese te sigurimit teknik te punes. Trupi i pa jete i emigrantit, u dergua menjehere ne spitalin e qytetit, ku mjeket deklaruan vdekjen e tij. Kjo vdekje e shqiptarit shton akoma numrin e viktimave, te cilet per te mos humbur diten e punes, pranojne qe te punojne ne kushte te pa siguruara per jeten e tyre. Theksojme se edhe javen e kaluar, nje tjeter shqiptar gjeti vdekjen ne pune. Nderkaq qe policia helene ka nisur hetimet per kete rast, por nuk ka vendosur ende per pergjegjesite e firmes ku ishte punesuar i riu. Jane marre deshmite e personave, te cilet ishin duke punuar me te, por ende nuk eshte arritur ne perfundimin se cilat ishin shkaqet e shembjes se dheut dhe pse, ai nuk ka qene i siguruar sipas ligjeve. Gjithsesi policia tha se, rezultatet e hetimeve, do te dalin ne ditet ne vazhdim. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›