E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve, 33 vjet burg per tre te pandehurit

Prokuroria e Krimeve te Renda, ka kerkuar dje denimin me 33 vjet burg per tre te akuzuarit per "trafik armesh". Akuza i kerkoi dje Gjykates se Krimeve te Renda, shpalljen fajtore dhe denimin me nga 11 vjet, per Flamur e Blerim Mehja, si dhe Bajram Celepia, te arrestuar pergjate operacionit te koduar "Parashuta". Prokurori i ceshtjes u shpreh gjate konkluzioneve perfundimtare se dy vellezerit nga Trushi i Shkodres, u kapen ne Bushat, prane kompleksit "Argenti", ne momentin kur ne bashkepunim me njeri-tjetrin po trafikonin 35 cope granata dore ofensive dhe difensive, 35 ndezes granatash, 4 granata kundratanke bashke me ndezeset e tyre, te gjitha te prodhimit kinez. Nderkohe qe gjate ketij operacioni, atyre iu kapen edhe 80 mije leke te perfituara nga trafikimi i armeve. I perfshire ne kete trafik gjate hetimeve, ka rezultuar edhe i pandehuri Bajram Celepia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›