E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gdhihet nen uje lagjja

Vlore- Dimer i padurueshem dhe me probleme te shumta per banoret e lagjes "24 maji" ne Vlore. Lagjja qe njihet ndryshe edhe si zona e 4-katesheve, eshte gdhire nen uje, nderkohe qe banoret e kane pasur te veshtire te dalin nga banesat per shkak te ujit qe kishte 'pushtuar' hapesirat para pallatit. Ne kete zone, si thone vete banoret eshte nje bllok pallatesh qe e gjejne veten gjithmone nen uje. Mengjesi i sotem ka percjelle te njejten situate, pasi ne hyrjet e kateve te para ka pasur sasi te konsiderueshme uji. Banoret ankohen dhe thone qe dimri eshte i padurueshem per ta, nderkohe qe bashkiaket kane premtuar qe ta shohin me perparesi kete shqetesim.

O. H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›