Burg per hajdutin e 164 milione lekeve
Fier - Vjedh drejtorin e uzines se perpunimit te naftes Fier, gjykata le ne burg autorin e saj. Gjykata e Fierit ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per Edmond Avdon. Perpara gjykates, i pandehuri ka kerkuar nje mase sigurie me te bute sesa ajo e kerkuar nga ana e prokurorit. Perfaqesuesi i akuzes i ka shpjeguar dje gjykates, pas marrjes se tij ne pyetje edhe menyren sesi eshte kryer vjedhja nga ana e te pandehurit, ngjarje kjo e rrefyer para oficereve te policise gjyqesore nga vete Avdo, pas arrestimit. I pandehuri ka treguar gjithashtu emrat e dy autoreve te tjere, bashkepunetore te tij, te cilet jane ne liri. Menjehere pas degjimit te te dyja paleve, Gjykata e Fierit ka vendosur dje te lere ne burg Avdon. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur tre dite me pare. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Fierit i pandehuri ka hyre ne banesen e Ilir Dulles, ish drejtori i uzines se perpunimit te naftes, ne lagjen "29 nentori", ku edhe ka marre shumen prej 164 milione lekeve qe ishin te gjitha te valutes Euro dhe Dollare. Xh. Beharaj