E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Përshpëritje për të pa-vdekurit dëshmorët e Shqipërisë

Të dielën që shkoj, më 17 të Vjeshtës, u mbajt meshë në Kishën “Shënt-Gjergji” të Boston-it, 724 Washingotn st., prej të Përnd. Atëve Naum Cere dhe Damianit. I ishin mjaft Shqipëtarë prej Bostoni edhe fshatrave rotull. At Naumi meshoj fort bukur me zën’e tij të plotë e të begatishmë. Si tha Ungjillë, At Damiani mbajti një fjal të shkurtër, po të bukur, dyke përkthyer Ungjillë e dyke prurë fjalën mi çështjen kombëtare.

Pas priftit nënëkryetari i shoqërisë Besa-Besën Z. Vangjo Mille u-ngrit dhe me një fjalë të mirë rekomandojti në gjithë dëgjonjësit dreqtorin e ri Z. Kristaq Floqin, i cili u prit gëzimërisht me një përpjekje duarsh të pa prerë nga an’e dëgjonjësve. Passandaj Z. Kr. Floqi u-ngrit, qëndroj në vimën dhe dyke marrë nër duartë kurorën e shoqërisë Besa-Besën si edhe të dy kurorët e tjera të shoqërisë Arësimi dhe të Shqipëtarëve të Cochituate-it keq të bukura që të tri, mbajti një fjalë të gjatë e me rëndësi më tepër se një orë, ku çëmoj vleftën e trimave djelmoshë, të cilët njëri pas tjetrin dëshmorë për nderin dhe famën e atdheut. Fjal e dreqëtorit t’onë keq e bukur, e lartër dhe pëllore në die e në fantasi, mallëngjevi tërë popullin edhe ngjethi zëmbërat gjer sa të qajnë me lott. Mbarimi i fjalës u-prit me një të madhe kënaqësi edhe gjithë e përhiruan dyke përshëndoshur njëri pas tjatërin. Me që fjala është shumë e gjatë do t’a botojmë në numërin që vjen, që do të jetë edhe gazeta e madhe.

Pas Z. Kr. Floqit, u ngrit i njohuri atdhetar Z. Kristo Kirka, i cili foli me një nxehtësirë të madhe për therorët e Përlindjes, dyke përvëluar zëmbërat e djegura. Një përpjekje duarsh e fortë vërtetonte gëzimin që ndjenin dëgjonjësit; më së fundi më fjalë fort të hieshme e të pëlqyera, rekumandoj edhe ky dreqtorin t’onë ne populli, dyke thënë që nga burra si Z. Kristaq Floqi lipset të presë shumë gjëra kombi, edhe Shqipëtarët e Amerikës duhet t’i ndihin pa kurësim në udhën e re në të cilën dëshron të sjellë Shqipëtarët edhe kombin.

Kësisoj u-mbarua mesha, dyke u lënë një përkujtim të pa harruar sa që u ndodhë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›