E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/ Histori: Nata e thikave të gjata

30 qershor 1934

Nata e thikave të gjata ose Operacioni Kolibri u quajt një seri ekzekutimesh politike të regjimit nazist në Gjermani, ndërmjet 30 qershorit dhe 2 korrikut 1934. Shumica e të vrarëve ishin anëtarë të trupave SA ose paramilitarëve Këmishëmurrmë. Adolf Hitleri iu kundërvu trupave SA dhe liderit të tyre Ernst Rohm sepse ai e shihte pavarësinë dhe dëshirën e këtij grupi për dhunë si kërcënim direkt për pushtetin e tij politik të sapofituar. Ai gjithashtu donte të paqtonte Reichswehr-in ushtrinë zyrtare gjermane, e cila i frikësohej dhe i përçmonte trupat SA-veçanërisht ambicien e Rohm-it për ta bërë ushtrinë pjesë të SA-ve dhe për t’u vënë vetë në krye të saj. Gjithashtu, Hitleri e përdori spastrimin politik për të sulmuar kritikët e regjimit të tij të ri, veçanërisht besnikët ndaj nënkancelarit Frans von Papen, por edhe për të larë hesapet me armiqtë e vjetër. Të paktën 85 vetë vdiqën gjatë spastrimit, megjithëse numri përfundimtar i viktimave mund të jetë në të njëqindtat. Më shumë se një mijë vetë, që shiheshin si kundërshtarë, u arrestuan. Shumica e ekzekutimeve u kryen nga trupat SS dhe Gestapoja, policia sekrete e regjimit. Emri i koduar i operacionit duket se u zgjodh rastësisht. Fraza Nata e thikave të gjata në gjuhën gjermane daton më para se të ndodhte spastrimi politik në fjalë dhe i referohet zakonisht akteve hakmarrëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›