E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Regjistrimi i popullsisë i dështuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka cilësuar procesin e regjistrimit të popullsisë të dështuar.

Gjatë një konference për shtyp, zyrtarja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli ka kërkuar përsëritjen e procesit të regjistrimit.

Sipas AAK-së, në regjistrimin e fundit nuk janë përfshirë të gjithë qytetarët e Kosovës.

AAK thotë se procesin e regjistrimit e kanë shoqëruar shumë parregullsi, si mos zbatimi i ligjit për regjistrim të popullsisë dhe mos regjistrimi i qytetarëve serbë në veri.

Procesi i regjistrimit është cilësuar i dështuar edhe nga pjesa tjetër e opozitës.

Ndërkaq me mendime të ngjashme ka dalë edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›