E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri dhe te drejta per njerezit ne uniforme

Tirane- Perafrimi i kapaciteteve ushtarake te Forcave te Armatosura krahas ushtrive te vendeve te NATO-s kerkon edhe nje respektim gjithmone e me te merituar te lirive dhe te drejtave te njeriut ne kete rast ne uniforme. Keshtu u shpreh Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate konferences se zhvilluar dje ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes per promovimin e udhezuesit mbi Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te Personelit te FA-se. Forcat tona te Armatosura duke sherbyer si pjese e integruar e misioneve paqeruajtese dhe te nderhyrjes se NATO-s jane radhitur krah per krah me ushtrite e te gjitha vendeve te tjera simotra duke perditesuar gjithmone pershtatjen ndaj aftesive e vlerave profesionale tha Imami. Sipas tij sigurimi i te drejtave te njeriut ne Forcat e Armatosura eshte i nje rendesie te vecante. Personeli i Forcave te Armatosura do te jete i pergatitur me mire nese ai vete do te vepronte ne nje mjedis qe i respekton dhe i mbron te drejtat e tij tha Imami. Ai shtoi se arritjen e standardeve dhe vlerave te NATO-s ne nuk e kemi quajtur si nje proces te mbyllur me anetaresimin ne Aleance por si nje proces te vazhdueshem persosje e reformash ne perballje te sfidave kombetare dhe globale te sigurise. Ministri i Mbrojtjes theksoi se edhe botimi i ketij udhezuesi krijon hapesire per te diskutuar per shume problematika ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut dhe konsolidimin me te ndergjegjesuar te ceshtjeve te ndryshme si te drejtat civile e politike barazia dhe mosdiskriminimi por gjithashtu edhe shume ceshtje te rendesishme te rekrutimit kushteve te punes dhe karrieres. Ne angazhohemi plotesisht qe ky udhezues i cili percakton me se miri respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut ne uniforme si pjese e nje shoqerie te lire e te emancipuar te mos mbetet vetem nje projekt ne leter por te marre jete per te permbushur misionin per te cilin ai eshte hartuar.
Botimi i ketij udhezuesi u be i mundur fale angazhimit te OSBE-se DCAF Qendra e Gjeneves per Kontrollin Demokratik te Forcave te Armatosura Institutit per Demokraci dhe Ndermjetesim etj. Ne fjalen e tij Zv. Kryetari i prezences se OSBE-se ne Tirane Dan Redford tha se ky manual ka per qellim qe tju jape politike-beresve shqiptar sugjerime dhe ide mbi konceptin e vazhdueshem te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te cilat jane elementi baze per nje mbarevajtje te punes. Po keshtu mbi bazen e ketij manuali jepen versione sesi behet trajtimi i personelit te Forcave te Armatosura nga shteti dhe se si te drejtat dhe lirite e tyre mund te jete me te mbrojtura theksoi ai.
Ne kete konference ishin te pranishem perfaqesues te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem perfaqesues te shoqerise civile deputete te Kuvendit etj.
Te drejtat
Sigurimi i te drejtave te njeriut ne Forcat e Armatosura eshte i nje rendesie te vecante. Personeli i Forcave te Armatosura do te jete i pergatitur me mire nese ai vete do te vepronte ne nje mjedis qe i respekton dhe i mbron te drejtat e tij tha Imami.
Imami
Forcat tona te armatosura duke sherbyer si pjese e integruar e misioneve paqeruajtese dhe te nderhyrjes se NATO-s jane radhitur krah per krah me ushtrite e te gjitha vendeve te tjera simotra duke perditesuar gjithmone pershtatjen ndaj aftesive e vlerave profesionale. Ky perafrim kapacitetesh medoemos qe kerkon edhe nje respektim gjithmone e me te merituar te lirive dhe te drejtave te njeriut ne kete rast ne uniforme.
Udhezuesi
Zv. Kryetari i prezences se OSBE-se ne Tirane Dan Redford tha se ky manual ka per qellim qe tju jape politike-beresve shqiptar sugjerime dhe ide mbi konceptin e vazhdueshem te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te cilat jane elementi baze per nje mbarevajtje te punes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›