E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela serish Ne mbeshtesim frymen e Dukatit

Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar ne emer te kesaj opozite Spartak Ngjela ka ritheksuar dhe nje here se protestat e opozites qe pritet te nisin se shpejti duhet te jene masive dhe te dhunshme. Ne nje deklarate dhene dje per mediat kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi u shpreh se zhvillimi i protestave do te jete ne frymen e protestave te Dukatit. Ne mbeshtesim frymen e Dukatit. Ne i qendrojme frymes se Dukatit sepse eshte grabitur prona nga persona te lidhur me familjen kryeministrore. Ne perkrahim cdo proteste per te drejta. Edhe njehere ju beje thirrje te gjithe shqiptareve qe kane humbur pronen qe kane ne rrezik dinjitetin qe kane ne rrezik familjen gjithcka qe nuk kane pune dhe qe nuk mund ta pranojne tiranine aktuale te vijne me ne. Ne do ta rrezojme kete qeveri. u shpreh Ngjela. Ai theksoi se ky eshte qendrimi i Opozites se Bashkuar dhe protestat do te jene te ngjashme me ato te Dukatit ku forcat e policise u qelluan me gure dhe sende te tjera te forta. Vetem tre dite me pare kreu i PLD-se u shpreh ne emer te gjithe partive te opozites se te perdorej cdo mjete per te mbrojtur te drejtat e qytetareve. Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe deklaroi pak dite me pare Ngjala. Kreu i PLD-se ju referua dje edhe ofertes se bere nga opozita per hetimin e kutive me materiale zgjedhore. Ngjela pranoi se opozita nuk kerkon me hetimin e fleteve te votimit. Ne do ta rrezojme kete qeveri dhe ajo qe po them perfundimisht eshte se ka aq kohe sa te vendos me kompromis hetimin parlamentar per kutite e materialeve te votimit. E ka thene pala jone te hapen materialet e votimit atje e ka manipulimin. Nuk i duam fletet te beje cfare te doje u shpreh Ngjela. Duke folur per protestat e radhes Ngjela theksoi se opozita mbeshtet te gjitha format e tyre dhe u beri thirrje qytetareve qe te behen pjese e reagimit popullor.

Deklarata e plote
Opozita do mbeshtese frymen e popullit

Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera.
Ne Dukat u godit shteti me gur zoti Ngjela
Bandat goditen me cdo mjet. Shqiptaret duhet te jene aktiv per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›