Zogaj Per poezine flitet ne rrethe te mbyllura miqsh

Ne ditarin poetik te dy viteve te fundit Prec Zogaj hedh kujtime te vagullta dashurie malli ikjeje e perceptime mbi vdekjen. Ai komenton edhe kushtet ne te cilat diskutohet poezia sot
Ne prezantimin e librit me poezi Nuk ndodh asgje vec dashurise vete autorit i dukej se i shijonte me shume heshtja. Nuk iu bashkua grupit te miqve e dashamiresve qe ligjeruan per librin. Dukej se takime te tilla sa vijne e po e humbasin festen qe zhvillohet brenda nje salle te madhe.
Prec Zogaj ia la lexuesit ta vleresonte kete vellim poetik ku mblidhen poezi te viteve 2008-2009 pak poezi te hershme qe kane ndenjur ne sirtar apo ndonje e botuar me pare por qe rri mire edhe ne kete vellim poetik. Ne nje interviste per Shekullin autori tregon per dy motivet kryesore ku jane ngritur poezite e fundit dashuria dhe vdekja.
Gruaja e poezive kete here eshte e larget ose ekziston neper kujtime te vagullta. Kurse poeti behet edhe me i zymte dhe hyn ne nje bisede te gjate me vdekjen qe i avitet neteve te vona.
Zogaj 1957 autor i librave Emrat tuaj 1985 E pakrye 1987 Njeri nga ata 1987 Vonesa 1990 Shetitorja 1990 Finalja 2004 prek ne kete bisede edhe nje ceshtje me rendesi per letersine mungesen e kritikes letrare.
shte shume e vertete qe poezia diskutohet ne rrethe te mbyllura miqsh qe flasin kryesisht per impresionet e viteve te se kaluares dhe jo per vepren tregon poeti per nje nga rruget qe e con poezine e tij te lexuesi. Kjo eshte nje menyre e zakonte per ta bere te njohur vepren e rruga tjeter mbetet media. Nese autori nuk zgjedh nje nga keto rruge lexuesi nuk e njeh kurre.
Po sa mendime origjinale vjel autori nepermjet ketyre rrugeve dhe sa udhehiqet lexuesi drejt rruges se mbare
Perse poeti juaj i fshihet dashurise i iken ose e mban ne mendje si kujtim te larget qe sa vjen e zbehet.
Poezite e mia quhen poezi dashurie per zakon. Ato mund te jene edhe poezi te ndarjes poezi te ikjes poezi te mallit.
Ne kete vellim poetik ka pak poezi qe flasin per nje dashuri qe eshte gjalle. shte poezi e mbeshtetur ne perjetimet e larmishme qe provokohen nga kjo gjendje e dhimbja eshte perjetimi i pare. Toka e poezise eshte dhimbja. Edhe piedestali i poezise eshte prape ajo. Por ka tek-tuk ne librin tim edhe poezi qe flasin per nje dashuri qe lulezon jo qe po vdes.
A lind kjo gjendje e zymte me kalimin e kohes
Mendoj se po. Ne librat e kohes se rinise kam edhe poezi te gezuara dashurie. Me ikjen e kohes njeriu behet me meditativ perjeton me shume ne lidhje me kete ndjenje.
Nderkohe me vdekjen sikur beni nje pakt te heshtur. Ajo vjen ne netet e vona ju shoqeron ne ecejaket e nates kuvendon ne qetesi. Vihet re kjo ne poezine Tuj shkue rruges vetem me vdekjen
shte nje bashkebisedim i gjate i imi me nocionin e vdekjes. Me ka ndjekur prej shume vitesh.
Ju shkakton frike
Jam bere familjar me vdekjen. Nocioni i vdekjes ka ardhur jo vetem duke u zbutur por edhe duke u bere si pjese e natyrshme e jetes. do njeri qe lind dhe rritet nje dite prej ditesh perballet me pikepyetjen themelore ekzistenciale ceshte vdekja. Filozofet e shpjegojne fizikanet e shpjegojne teologjia e shpjegon ne nje forme tjeter.
shte nje teme e madhe qe kerkon pergjigje. Nuk mund ti ikesh ngaqe eshte e veshtire pergjigjja. Zakonisht poetet jane marre dhe merren. Ne marredhenien time me vdekjen jemi ne kete raport miqesor. Kudo shprehet kjo ne poezine time. Nuk kam mendim te keq me per te. Qesh
Nga reflektimet qe beni para poezise suaj para dhe pas viteve 90 ne cfare konkluzionesh arrini
Ne nuk e dime thelle-thelle se cfare ndodh me kalimin e kohes me poezine. Ajo qe eshte e sigurt ka te beje me rritjen e ekzigjencave te poetit per poezine. Me kalimin e viteve jam bere me kerkues per vargun per temen per trajtimin per kendveshtrimin. Nuk botoj cdo gje qe shkruaj nuk i botoj poezite menjehere ashtu sic i shkruaj u kthehem u rikthehem aty ku eshte e nevojshme. Sepse ka edhe vargje qe shkruhen me mire se kurre ne sproven e pare.
Z. Zogaj me fjalet tuaja na cuat ne nje territor problematik te mungesa e kritikes. A mund te ndihet nje autor i sigurt per krijimtarine e tij ne keto kushte
shte mungesa me e madhe qe ka sot bota e letrave ne Shqiperi. Dikur kishte edhe kritike profesioniste. Praktikisht nuk shohim qe te kete profesioniste qe marrin persiper te shkruajne ne menyre profesionale per nje liber me poezi apo per poezine bashkekohore. Kjo eshte nje e vertete e madhe.
Poeti eshte pa pasqyre sepse kritika eshte edhe pasqyra relativisht objektive e poetit dhe e poezise. shte shume e vertete qe poezia diskutohet ne rrethe te mbyllura miqsh qe flasin kryesisht per impresionet e viteve te se kaluares dhe jo per vepren.