E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Stratoberdha ne tre dokumentare

Kinemaja e se merkures ne AQSHF


Ne kujtim te regjisorit dhe kronikanit te kinemase se viteve te para te pasluftes Viktor Stratoberdha Arkivi Qendror Shteteror i Filmit shfaq tre dokumentare te shkurter Pushime te gezuara 1955 15 Urime shoke studente 1955 10 Pse keshtu 1956 7. Arkivi ne bashkepunim me FMAA Shoqata e Artisteve Audiovizuale prezantojne katalogun Viktor Stratoberdha 13 muaj kineast.


Albumi i hartuar nen kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo botohet nga AQSHF ne kuader te 85-vjetorit e lindjes dhe 10-vjetorit te lamtumires te regjisorit te pare te filmit shqiptar Stratoberdha dhe prezantohet neser ora 12.00 ne sallen e kinemase se Arkivit.


Albumi fotografik permban nje analize te gjate te bashkekohesit Kristaq Dhamo mbi jeten dhe veprimtarine kinematografike e artistike te Stratoberdhes si dhe mendime dhe kujtime nga kolege dhe miq te regjisorit.


Viktor Stratoberdha u lind ne 15 maj 1925 ne Korce. Studimet e larta i kreu ne Moske per Regji Filmi ne vitin 1953 kur mbrojti diplomen si as/regjisor i filmit Skenderbeu.
Ne vitin 1945 u emerua ne Kinostudio ku realizoi dy filma dokumentare Pushime te gezuara dhe Urime shoke studente.


Beri tentativen e pare per te xhiruar nje film me metrazh te shkurter Qeshim se nuk qajme dot por qe filmi u censurua dhe nga ai film kane mbetur vetem kater syzhete te shkurter nen titullin Pse keshtu.


Ne vitin 1956 u denua pas konferences se Tiranes dhe u dergua ne Berat. Per disa vite punoi si regjisor i estrades e me pas ne pune te renda ne prodhim bonifikim. Ne vitin 1979 u arrestua dhe me pas u denua me 8 vjet heqje lirie. U lirua ne vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht ne Greqi e me pas ne Kanada ku nderroi jete ne moshen 75- vjecare me 31 maj 2000.


Ky nuk eshte aktiviteti i pare qe AQSHF organizon per Viktor Stratoberdhen. Ne vitin 2000 vetem 1 muaj para vdekjes u mbajt per nder te tij ne Pallatin e Kultures cikli Antikonformizem nen kujdesin e studiueses dhe skenaristes Natasha Lako.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›